[email protected]
Pretendohet pa fakte se mbishkrimi “UÇK” në një shkollë në Kllokot, paraqet urrejtje ndaj gjithçkaje serbe
shape
shape
shape

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, me datë 19 shtator ka lëshuar një komunikatë me pretendimin se, përmes një mbishkrimi “UÇK” në shkollën “Sveti Sava” në Kllokot, është përhapur mesazh kërcënues si urrejtje ndaj gjithçkaje serbe, madje edhe ndaj fëmijëve, nga siç e quan kjo zyre “bazë ideologjike e politikës së Albin Kurtit”.

Përmes këtij përshkrimi, kjo zyre vazhdon me pretendime të pabazuara se “grafiti që përshkruan organizatën terroriste UÇK dhe mesazhet ‘Fuck Serbia’ në shkollë nuk janë thjesht akt huliganizmi, por kërcënim serioz, na tregon faktin se në sulmet e ekstremistëve shqiptarë këtë vit fëmijët serbë u plagosën dy herë me armë zjarri”.

Kjo zyrë duke u bazuar vetëm në këtë fotografi, ku shihen shkronja UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), ka ngritur një teori se, sipas asaj që thuhet në komunikatë, ky veprim tregon urrejtjen ndaj gjithçkaje që është serbe, po ashtu edhe fëmijëve.


Pjesë të komunikatës së Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të përkthyera në shqip:

Në shkollën “Sveti Sava” në Kllokot grafiti i UÇK-së

Shkrimi i mesazheve të urrejtjes në shkollën fillore “Shën Sava” në Kllokot ku frekuentojnë më shumë se 70 fëmijë është një tjetër konfirmim shqetësues se urrejtja ndaj gjithçkaje serbe, madje edhe ndaj fëmijëve, është baza ideologjike e politikës së Albin Kurtit dhe se rreziku i destabilizimit të pakontrolluar dhe përshkallëzimi i dhunës është i përhapur në Kosovë dhe Metohi.

Ai grafiti që feston organizatën terroriste UÇK dhe mesazhet “Fuck Serbia” në shkollë nuk janë thjesht akt huliganizmi, por kërcënim serioz, na tregon faktin se në sulmet e ekstremistëve shqiptarë këtë vit fëmijët serbë u plagosën dy herë me armë zjarri. , si dhe publiku dhe drejtësia në Prishtinë trajtohen pothuajse si vepra më e zakonshme.


Vegëza e komunikatës së bërë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/v5314.php


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet si urrejtje ndaj serbëve.

Pra, duke u bazuar vetëm në këtë mbishkrim (UÇK), të cilin nuk dihet se kush e ka shkruar, kjo zyre ka krijuar një teori të pa bazuar në asnjë fakt duke e quajtur këtë veprim si “bazë ideologjike e politikës së Albin Kurtit”.


Pretendime të ngjashme të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka publikuar një fotografi ku shihet një mbishkrim i akronimit të  “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (UÇK) i vendosur në një pjesë të ndërtesës së shkollës “Sveti Sava” në Kllokot.

Duke u bazuar vetëm në këtë fotografi, kjo zyre ka krijuar një teori të pa bazuar në asnjë fakt se  kjo është bërë si rrjedhojë e urrejtjes ndaj serbëve, posaçërisht fëmijëve, siç e quan kjo zyre mbi “bazën ideologjike e politikës së Albin Kurtit”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe në bazë të metodologjisë së punës e ka vlerësuar si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others