Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendime të pabazuara të Petkoviqit për rastin e Kishnicës dhe për incidentet ndëretnike

HIBRID

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se në Kosovë është rritur numri i incidenteve ndëretnike, që kanë shënjestër serbët.

Këtë pretendim Petkoviq e ka ngritur përmes një postimi në Twitter, të cilit i ka bashkangjitur edhe një fotografi të varrezave serbe në fshatin Kishnicë të Graçanicës, të cilat janë raportuar se janë dëmtuar gjatë të shtunës (25 dhjetor).

Këtë ngjarje, ky zyrtar serb e vlerëson si incident ndërentik, duke mos u bazuar në asnjë fakt. Petkoviq shkon edhe më tutje duke paraqitur të dhëna të pabazuar se kohëve të fundit “numri i incidenteve ndëretnike, me shenjëstrim serbët e Kosovës, është rritur në mbi 50 %”.

Përmbajtja e postimit të Petar Petkoviqit e përkthyer në shqip:

A supozohet të jetë ky oazi i paqes dhe tolerancës për të cilën flisni? @albinkurti

Që kur keni ardhur në pushtet, numri i incidenteve që synojnë serbët është rritur për më shumë se 50%!

Nuk kursehen as serbët e vdekur, siç dëshmojnë pamjet e djeshme të varreve të rrënuara nga Kishnica.

Vegëza e këtij postimi në anglisht:


Siç mund të shihet në këtë postim, Petkoviq ka ngritur disa pretendime të pabazuara.

Petkoviq, përmes këtij postimi, aludon apriori që dëmtimi i këtyre varrezave është i natyrës ndëretnike. Përderisa, Policia e Kosovës, në një deklaratë për media, nuk ka dhënë asnjë të dhënë për natyrën e këtij incidenti. (shih këtu deklaratën e Policisë së Kosovës lidhur me incidentin)


Përveç kësaj, Petkoviq e përdor këtë rast për të bërë edhe një pretendim të radhës, që është rritja e numrit të incidenteve ndëretnike, ku në shënjestër janë serbët e Kosovës. Mirëpo, ky pretendim i Petkoviqit nuk mbështetet në asnjë fakt.

Në shumicën e raporteve që hibrid.info ka arritur t’i sigurojë nga organizatat ndërkombëtare vendore e rajonale (UNMIK, OSBE, ATRC, New Perspektiva) që merren me raportet ndëretnike në Kosovë, nuk paraqitet një shifër prej 50% e rritjes së incidenteve të këtij lloji, siç pretendon ky zyrtar serb. (shih raportet këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Kjo deklaratë e pa bazuar e Petkoviqit është publikuar edhe në disa media në gjuhën serbe brenda Kosovës, por edhe në Serbi. (shih shembujt këtu dhe këtu)


Analiza:

Pretendimet që Petar Petkoviq i ka bërë për sulmin ndaj varrezave të serbëve në fshatin Kishnicë dhe rritjen e numrit të incidenteve ndëretnike në Kosovë, me cak komunitetin serb, i bënë duke mos i mbështetur në asnjë fakt.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë postim të Petkoviqit si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere