Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimet e rreme të Rusisë për laboratorët biologjikë amerikanë

HIBRID

Rusia ka pretenduar pa asnjë provë se armët biologjike janë duke u zhvilluar në laboratorë në Ukrainë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Thuhet se materiali po shkatërrohet për të fshehur programin e armëve të vendit, por nga SHBA i cilësojnë këto pretendime si “marrëzi totale” dhe se Rusia po shpik narrativa të rreme për të justifikuar veprimet e saj në Ukrainë.

Nuk ka prova: SHBA financon kërkimin e armëve biologjike në Ukrainë

Rusia ka akuzuar SHBA-të dhe Ukrainën se punojnë me “patogjenë të infeksioneve të rrezikshme” në 30 laboratorë në të gjithë vendin. Patogjenët janë mikroorganizma që mund të shkaktojnë sëmundje.

Ukraina ka dhjetëra laboratorë të shëndetit publik që punojnë për të hulumtuar dhe për të zbutur kërcënimet e sëmundjeve të rrezikshme.

Disa prej këtyre laboratorëve marrin mbështetje financiare dhe të tjera nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – siç është rasti në shumë vende të tjera.

Pavarësisht pretendimeve ruse se këto janë laboratorë “sekret”, detajet e përfshirjes së SHBA-së mund të gjenden në faqen e internetit të ambasadës amerikane.

Për më tepër, SHBA-ja krijoi “programin e saj të Reduktimit të Kërcënimeve Biologjike” në vitet 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik për të reduktuar rrezikun nga armët biologjike që ishin lënë pas në vende duke përfshirë Ukrainën.

Sipas këtij programi, disa laboratorë marrin fonde nga SHBA për modernizim dhe pajisje, por menaxhohen në nivel lokal, jo nga SHBA.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka punuar në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë të Ukrainës që nga viti 2005 për të përmirësuar laboratorët e shëndetit publik të vendit.

SHBA ofron mbështetje teknike dhe, sipas Ambasadës së SHBA në Ukrainë, “punon me vendet partnere për të kundërshtuar kërcënimin e shpërthimeve (të qëllimshme, aksidentale ose natyrore) të sëmundjeve infektive më të rrezikshme në botë”.

Nuk ka asnjë provë që ata punojnë për të prodhuar armë biologjike. Në janar, SHBA tha se programi i saj bën të kundërtën dhe në fakt synon “të zvogëlojë kërcënimin e përhapjes së armëve biologjike”.

Ka pasur pretendime të ngjashme të pavërtetuara nga Rusia në të kaluarën në lidhje me biolabatorët e mbështetur nga SHBA që veprojnë në vendet fqinje.

(Artikulli i plotë në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere