Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Njoftimi për viza pune i vitit 2021, ri-publikohet si aktual

HIBRID

Tre faqe në median sociale Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, “Muzike shqiptare”, “Gazeta unike.al” dhe” Lajme.al 1” kanë publikuar sot (2 maj) një artikull me titull “E Bujshme, Amb.asada Gjermane Del Me Një Njoftim Për Vizat E Punës, Lista E Pritjes Për Terminet Hapet Me Kete Date…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky njoftim i Ambasadës Gjermane është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2021. Pra, faqet e dyshimta në Facebook, janë munduar që ta paraqesin këtë lajm të vjetër si aktual.

Këtë artikull të vjetër faqet e lartcekura e kanë marr nga portali i dyshimtë “sitenewspaper.com”, i publikuar me datë 7 shtator 2021. (shih këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar më 2 maj në median sociale Facebook nga faqet “Muzike shqiptare”, “Gazeta unike.al” dhe” Lajme.al 1”:

https://www.facebook.com/oficjal.meda/posts/pfbid022e3fwRmKdC1hQhBvx4YmWgV1hahF479BpACdHZ6AjZvTzZLL8RHNkeWtNz91A3z1l

https://www.facebook.com/Gazetaunikealb/posts/pfbid02FkavMa6ix65AFM9CHDh2sKN8rKEUi1AmXVgkBWBctU4BvDXUkrX99zU8Sf8bwA3ol

https://www.facebook.com/lajmereale2020/posts/pfbid0ynGNqn5SMxNk2zxCtf7syvdvWw6nVkWTfxvJUnH6oFX7Vk6SqwRWpJrzGu1Tj5Mnl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur ta gjejë këtë njoftim të Ambasadës gjermane të publikuar në kohë reale (3 shtator 2021) në faqen e saj zyrtare në Facebook. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqet “Muzike shqiptare”, “Gazeta unike.al” dhe” Lajme.al 1” kanë publikuar në Facebook një njoftim të vjetër për viza pune nga Ambasada Gjermane (shtator 2021) me pretendimin ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere