[email protected]
Pretendimi i rremë për letrën e Trump-it për Biden, publikohet si i vërtetë nga disa portale shqiptare
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta që publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë krijuar dhe shpërndarë një lajm të rremë, me pretendimin që ta paraqesin si të vërtetë.

Bëhet fjalë për një fotografi të shpërndarë gjatë ditës së djeshme (21 janar), në të cilin pretendohet rrejshëm se ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kishte lënë një letër për atë aktualin, Joe Biden, në të cilën shkruhet “Joe, ti e din që unë jam fitues”.

Një pretendim të tillë të rremë, disa portale të dyshimta në gjuhën shqipe e kanë publikuar si të lajm të vërtetë.

Lajmi i publikuar nga disa portale të dyshimta:

“Joe, ti e di që unë fitova”. Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat botërore pas letrës së fundit që Trump kishte lënë për Joe Biden pas inaugurimit të këtij të fundit si President i 46 i SHBA. Donald Trump nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, por megjithatë atë ai ka respektuar njërën nga traditat në ndërrimin e pushtetit, duke i lënë këtij të fundit një letër. Sipas “Daily Mail”, Trump i ka lënë një letër Biden në Zyrën Ovale, por përmbajtja ishte sekrete deri pak kohësh. Trump ka shmangur thuajse çdo traditë që përfshinte një transferim paqësor pushteti. Ai nuk e priti Biden në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve dhe nuk e përshëndeti atë në derën e përparme të rezidencës, përpara ceremonisë së inaugurimit.

Vegëzat e portaleve të dyshimta që e kanë publikuar këtë lajm si të mirëqenë:

https://specialja.com/shqip/2021/01/21/zbulohet-letra-qe-trump-i-la-biden-ne-zyren-presidenciale-vetem-nje-fjali-epike-joe-ti-e-di-qe-une-fitova/?fbclid=IwAR2tQcceki4eeHCWpdTiCbyBUCE9M1_CbBHNmGWsinM6KG7zHZUvpKffw6U
https://onlinekosova.net/zbulohet-letra-qe-trump-i-la-biden-ne-zyren-presidenciale-vetem-nje-fjali-epike-joe-ti-e-di-qe-une-fitova/?fbclid=IwAR0sX7QitS_KCOcd6gj8gLu8-gjpTICr0olR-KgpuuDbfAzS2JIqWbdy8_c

Mediat ndërkombëtare si dhe seksionet e tyre për kontroll të fakteve, kanë vlerësuar se përmbajtja e postimit të shpërndarë ishte i rremë. Ky postim, sipas kontrolluesve të fakteve, nuk mund të jetë i vërtetë me faktin se përmbajtja e letrës së Trump-it për Biden, ende nuk është zbuluar për publikun nga organet e Shtëpisë së Bardhë. Pavërtetësinë e këtij pretendimi i arsyetojnë edhe me argumentin se presidenti i sapoinaugruar Biden, kishte thënë se përmbajtja e letrës së Trump ishte shumë bujare.

Arsyetimi i kontrolluesve të fakteve të “Reuters”:

Trump mori pjesë në traditën presidenciale të lënies së një letre për pasardhësin, por përmbajtja nuk është zbuluar që nga botimi i këtij artikulli. Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 20 Janar, ditën e inaugurimit të tij, se: “Presidenti shkroi një letër shumë bujare”, por “sepse ishte private, unë nuk do të shpalos atë derisa të flas personalisht me të “.

Sipas kontrollueseve të fakteve të Reuters, ekzistojnë edhe shenja tjera që tregojnë se letra është krijuar duke përdorur softuer për redaktimin e imazheve. Vula presidenciale në letrën e falsifikuar nuk përputhet me shembujt e mëparshëm të dërguar nga Shtëpia e Bardhë e Trump. Letrat nga Trump drejtuar Kim Jong-Un të Koresë së Veriut në 2018 (këtu) dhe Presidentit turk Tayyip Erdogan në 2019 (këtu) kishin një kreshtë prej ari në krye të letrës, ndërsa ky i rremë ka një vulë me ngjyrë që përputhet me një rezultat të kërkimit në Wikipedia për ‘ Vula e Presidentit të Shteteve të Bashkuara ‘(këtu).

Kjo letër mashtrimi gjithashtu ka një adresë në fund, ndryshe nga letrat e mëparshme nga ish-presidenti, (këtu).


Analiza:

Sipas të gjitha të dhënave të publikuara në këtë kontroll të fakteve, rezulton se pretendimi i cili paraqitej si i vërtetë nga këto media të dyshimta, është konstatuar paraprakisht se ishte i rremë. Për këtë arsye, hibri.info i vlerëson këta artikuj si “lajme të rreme” dhe “shpërndarje e lajmeve të rreme”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerëzimi “Shpërndarje e lajmeve të rreme” u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Share With Others