Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Tjetër sondazh i rremë i publikuar në TikTok

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, përmes së cilit paraqiten të dhëna nga mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo përmbajtje u publikua dje (31 janar) në TikTok nga llogaria “petritkrasniqi_”.

Rezultatet e këtij sondazhi janë: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 35% %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 29 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 23.2 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7.8 % dhe “TJERET” 5%.

A është kredibil sondazhi?

Hibrid.info ka gjetur se ky sondazh nuk është realizuar nga organizata kredibile që bëjnë matje të opinionit publik. Po ashtu kjo përmbajtje nuk është gjetur e publikuar nga asnjë medium kredibil.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 35% %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 29 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 23.2 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7.8 %”. Mirëpo, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin se një sondazh i tillë është publikuar nga burime kredibile.


Rreth sondazheve

Një prej sondazheve më të rëndësishme është publikuar nga Valicon, një prej agjencive të hulumtimit në rajonin Adria. Në bashkëpunim me platformën e saj online Opinia.Club, Valicon ka realizuar sondazhin parazgjedhor për këtë proces zgjedhor.

Hibrid.info ka verifikuar dhjetëra sondazhe të rreme e të vjetra që ishin të manipuluara me pretendimin të paraqiten si aktuale. (shih artikullin këtu)


Analiza:

Pretendimi për publikimin e një sondazhi lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, rezultoi të jetë i rremë.

Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar është realizuar nga kompani kredibile të matjeve të opinionit. Po ashtu, ky sondazh nuk u gjet i publikuar nga asnjë medium kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere