[email protected]
Artikulli i pa verifikuar ri-publikohet
shape
shape
shape

Artikulli i pa verifikuar ri-publikohet

Portali informativ “Mejdani.com” dje (26 gusht) ka publikuar një artikull ku pretendohet se Presindenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pasur një telefonatë të tensionuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë artikull gjithashtu pretendohet se gjoja Erdogan i ka thënë Vuçiq-it se “nuk do të ketë tolerim po u cënua Kosova”, por pa e konfirmuar një gjë të tillë.

“Mejdani.com” i refereohet portalit informativ “Kosovapost.com”, i cili e ka postuar lajmin me 2 gusht duke ju referuar portalit informativ “Tesheshi.com”, i cili e ka postuar artikullin në po të njëjtën ditë. (shih këtu, dhe këtu)

Përkundër hulumtimit përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë këtë pretendim të ngritur. Rrjedhimisht, nga ky hulumtim, nuk është arritur të gjendet asnjë publikim kredibil e serioz nga burime zyrtare e mediatike turke, që të ketë ngjashmëri me këtë pretendim të bërë nga mediumet e lartcekura. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi “Mejdani.com”:


Pjesë të artikullit të publikuar në “Mejdani.com”:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka patur një bisedë telefonike të tensionuar me homologun serb Vuçiç, duke i kujtuar këtij të fundit që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, pasi siç i ka thënë, “Nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova”, transmeton Kosova Post.

Tutje në këtë artikull pretendohet se ky informacion ka ardhur nga burime kofidenciale, të cilat thonë se gjuha e presidentit turk ka qenë e prerë, duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiqin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës, duke i bërë të qartë presidentit serb se; “Nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova”.


Autori, duke u bazuar në, siç i referohet, burime kredenciale, pretendon se Presidenti i Turqisë ka paralajmëruar atë të Serbisë, se duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Artikulli bazohet në burim kredencial, duke mos sqaruar për institucionin apo vendin (shtetin/qytetin) nga i cili vjen ky burim informacioni.

Për më tepër Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion zyrtar apo publik kredibil që e konfirmon pretendim për këtë lloj “paralajmërimi” të bërë nga Presidenti i Turqisë ndaj atij të Serbisë.

Nuk ka asnjë njoftim nga Presidenca e Turqisë (këtu) për ndonjë bisedë të mundshme telefonike mes dy presidentëve, atij turk dhe serb.

Po ashtu, ky lajm, për shkak se nuk figuron në kanalet zyrtare të Republikës se Turqisë dhe në mediumet kryesore atje, vlerësohet si i pa verifikuar.


Analiza:

Portali informativ në gjuhën shqipe “Mejdani.com” kanë publikuar një lajm që pretendon se Presidenti i Turqisë e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Vuçiq në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Pretendimet për një bisedë telefonike ndërmjet Presidentit të Turqisë, Erdogan, me presidentin e Serbisë, Vuçiq në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës nuk janë të konfirmuara. Po ashtu, pretendimi për deklarata paralajmëruese të Presidentit Erdogan ndaj Presidentit Vuçiq, përveç në mediat e trajtuara,  nuk figuron në kanalet zyrtare të Republikës se Turqisë dhe mediave qendrore atje.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

“I pa verifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others