Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë vendndodhjen e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (8 janar) një artikull me titull “Zbulohet shkaku i vdekjeve të familjes me 8 anëtarë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Në Utah, SHBA u gjetën të pajetë 8 anëtarë të një familje: 3 të rritur dhe 5 fëmijë.”.

Përveç titullit që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Në Utah, SHBA u gjetën të pajetë 8 anëtarë të një familje: 3 të rritur dhe 5 fëmijë.

Policia kërkoi 24 orë kohë për zbardhjen e ngjarjes dhe në deklaratën e sotme zbulon se ishte kryefamiljari që i Mori jetën gruas, vjehrrës dhe 5 fëmijëve. Në fund vrau edhe veten.

Fëmijë ishin të moshave: 17, 12, 7, 7 dhe 4 vjeç.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/659385/zbulohet-shkaku-i-vdekjeve-te-familjes-me-8-anetare/?fbclid=IwAR2Z-1M8HuWToQBdPN5pEwQWsltiaBtx7Rb1updebk9Qws7wPt0pmmy6W28


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në shtetin Utah të SHBA-ve, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja si “CBSNews.com” dhe “Independent.co.uk”.


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në shtetin Utah të SHBA-ve.

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere