Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi në titull është i rremë si dhe fotografia jo adekuate

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se gjoja shteti i Spanjës ka vendosur ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Megjithatë, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinës së kërkimit “Google”, ka gjetur se lajmi është i vjetër, i cili u publikua në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili atëkohë kishte njoftuar se në fillim të muajit shkurt (2020) do të takonte presidentin e Katalonjës, Quim Torra duke përjashtuar çdo referendum për pavarësi në këtë rajon autonom.

Pra, në asnjë rast në këtë artikull të vjetër nuk është përmendur emri i shtetit të Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/09/16/kryeministri-spanjoll-urime-do-ta-pranojme-kosoven/?fbclid=IwAR1ryaNgwd8vwxfPFLrU6sVBxnRKZHx8TO8xbCGDTyBVkzE2Zk10jMs5-yg

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (janar 2020) në disa media online në Kosovë.

http://old.kosovapress.com/sq/lajme/-242154/

https://www.botasot.info/evrope-bota/1221262/sanchez-refuzon-cdo-votim-per-pavaresine-e-katalonjes/


Gjatë kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërejtur se edhe fotografia në artikullin e publikuar nga “newstoday74.com” nuk është adekuate.

Në fotografi nuk gjendet kryeministri aktual i Spanjës, Pedro Sanchez, por Mariano Rajoy, i cili në postin e kryeministrit spanjoll ishte gjatë viteve 2011-2018.

Profili i ish-presidentit spanjoll Mariano Rajoy në Wikipedia:

https://en.wikipedia.org/wiki/Mariano_Rajoy

Profili i presidentit aktual të Spanjës, Pedro Sanchez në Wikipedia:

https://en.wikipedia.org/wiki/Pedro_S%C3%A1nchez


Analiza:
Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020 të cilin e ka publikuar sot (16 shtator) me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.
Gjithashtu, ky portal në këtë artikull me titull të rremë, ka publikuar fotografi jo adekuate, ku e ka vendosur portretin e ish-presidentit spanjoll Mariano Rajoy, në vend të atij aktual Pedro Sanchez.
Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:
Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere