Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi në titull nuk sqarohet në përmbajtje

HIBRID

Mediumi informativ “Paparaci.com” dje (12) ka publikuar një artikull me titull “Zbulohet arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinjë”. Artikulli ka të bëjë me një sulm në Cetinjë të Malit të Zi ku ka pasur të vrarë dhe të plagosur.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi në titull nuk jepet në përmbajtjen e artikullit.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinjë.

Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona, duke përfshirë edhe policë, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.

Siç raporton “Vijesti”, bazuar në burimet brenda Policisë dhe Zyrës së Prokurorit në Mal të Zi, të paktën 10 persona dyshohet të jenë vrarë nga të shtënat me armë pasditen e së premtes në Cetinë.

Katër të tjerë janë transportuar në spital. Në mesin e të vrarëve thuhet se ka edhe fëmijë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparacai.com”:

Siç shihet edhe nga përmbajtja e artikullit e publikuar në “Paparaci.com” nuk jepet arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja, ashtu siç pretendohet në titull. Përmbajtja ofron disa detaje nga ngjarja e ndodhur në Mal të Zi dhe jo edhe arsyen se pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Analiza:

Portali “Paparaci.com” ka publikuar një artikull me pretendimin në titull dhënia arsyet e ngjarjes së ndodhur në Cetinjë të Malit të Zi. Por kur të lexohet artikulli shihet se kemi te bëjmë vetëm me disa detaje të ngjarjes të bëra publike nga organet zyrtare dhe jo dhe arsyen e ndodhjes së ngjarjes.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere