Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Berisha akuzon Ramën me një fotografi të bërë në Kosovë

HIBRID

Ish-Kryeministri dhe ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një publikim të mediumit austriak “Zeit im Bild”, në të cilin paraqiten imazhe të vërshimeve në Shqipëri e Kosovë.

Mirëpo, në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një fotografi me një imazh nga Kosova, përkatësisht shkatërrimi i një rruge në komunën e Malishevës, me pretendimin se një gjë e tillë ka ndodhur në Shqipëri. Këtë imazh Berisha e ka shfrytëzuar për të ngritur akuza ndaj kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama:

Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!

Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1811179629042936


E njëjta fotografi, ditë më parë është publikuar nga mediat kosovare, duke iu referuar një ngjarjeje të ndodhur në komunën e Malishevës. Asfalti dhe struktura e rrugës që ishte shtruar së fundmi, ishte shkatërruar nga vërshimet e ujit nga të reshurat e shiut dhe borës.

Vegëzat e lajmit të publikuar nga mediat kosovare:

https://klankosova.tv/asfalti-qe-u-be-cope-nga-vershimet-u-ndertua-ne-prill-te-2020-es-ministria-e-infrastruktures-thote-se-e-mundesoi-vetem-investimin/

Ky imazh, së bashku me imazhe tjera nga Kosova dhe Shqipëria, ishin publikuar nga mediumi austriak “Zeit Im Bild”, pjesë e një përshkrimi që ky medium i kishte bërë gjendjes së vërshimeve në këto dy vende.

Postimi autentik i mediumit austriak “Zeit im Bild” për vësrshimet në Kosovë e Shqipëri, i përkthyer në shqip:

Përmbytjet: Shqipëria dhe Kosova janë duke përjetuar përmbytje të mëdha. Për ditë të tëra ka pasur reshje të borës dhe shiut në dy vendet e Ballkanit. Në Shqipëri masat e ujit dëmtuan rrugë dhe ura, qindra njerëz po furnizohen me ujë të pijshëm të freskët nga shërbimet e urgjencës. Në Kosovë, njerëzit duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Të prekurit ankohen për mungesë të ndihmës: “Askush nuk kujdeset”, thotë një burrë, shtëpia e të cilit ishte përmbytur.

Vegëza e artikullit të “Zeit im Bild”:

https://www.instagram.com/p/CJ6R4GYCtjH/?igshid=qd9dz890peok&fbclid=IwAR3JnVsLsXlXSg-AG9QewEpmfNogit8BLcb5HD5N8J1IKhYfdX2FeGvJREo


Analiza:

Ish udhëheqësi politik i Shqipërisë, Sali Berisha, duket se ka përdorur fotografi të gabuar për ta akuzuar kryeministrin Edi Rama. Pra në bazë të fakteve rezulton se Berisha ka ndërtuar një pretendim mbi komentin e një fotografie jo adekuate. Duke qenë se Berisha vazhdon të jetë një politikan me ndikim në Shqipëri dhe më gjerë, hibrid.info ka vendosur ta trajtojë postimin e tij, duke ja vlerësuar si “Përmbajtje e Pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere