Të fundit | Manipulimet e bazuara në të vërteta Të fundit | Arrestimet për dyshime për krime lufte paraqiten pa prova si ndëshkim ndaj… Të fundit | Rishikimi i javës: Teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Se… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Shqipëri, të ndërlidhura dhe të shpërndara n… Të fundit | Pretendim i rremë se Mihali ka paralajmëruar protesta ndaj SHBA-së nëse ins… Të fundit | Narrativat paszgjedhore serbe mbi zgjedhjet e qershorit: Fitorja e Listës S… Të fundit | Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244 Të fundit | Pretendim i pabazë se arrestimi i drejtorëve të shkollave serbe në Kamenicë… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin maj 2026 Të fundit | Thyerja e xhamit të një ambulance ndërlidhet pa bazë me “retorikë anti-serb…
[ ARTIKULLI ]

Nën lupën e hulumtimit: Si operon një portal i dyshimtë për të shpërndarë keqinformata në Facebook

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Portalet e dyshimta që shpërndajnë artikuj në shumë faqe në Facebook janë si një labirint i panjohur në këtë medium social.

Në këtë mjedis, informacioni është i përzier, ku e vërteta dhe dezinformimi është e vështirë të ndahen. Kur shfleton faqet e Facebook-ut, nuk je i sigurt se çfarë do të gjejë syri.

Hibrid.info, gjatë monitorimit ditor ka hasur në një portal të dyshimtë “belmouth.com”, i cili publikon artikuj me përmbajtje në gjuhën shqipe dhe shpërndan informacionin në dhjetëra faqe.

Çka dihet për portalin e dyshimtë “belmouth.com”?

Portali i dyshimtë “blemouth.com”, nuk ka një adresë, kontakt apo impresum dhe nuk dihet se kush qëndron prapa tij. (shih këtu)

Hibrid.info ka kërkuar me këtë emër në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe është vërtetuar se nuk figuron asnjë biznes i regjistruar me emrin “belmouth.com”. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot nga ueb-faqja e ARBK-së

Çka publikon ky portal i dyshimtë?

Hibrid.info disa herë ka trajtuar përmbajte të publikuara nga ky portal i dyshimtë, të cilat ishin lajme të fabrikuara dhe të pajisura me tituj çorientues, e që nuk kanë asnjë vlerë informative. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)

Ku i publikon ky portal i dyshimtë përmbajtjet e tij?

Hibrid.info ka arritur t’i gjejë 15 faqe të ndryshme në Facebook, përmes së cilave ky portal i dyshimtë arrin t’i shpërndajë përmbajtjet që i publikon.

Faqet në Facebook në të cilat publikohen përmbajtjet e portalit të dyshimtë “belmouth.com” janë: Lajmi I Fundit, Gazeta News244, Gazeta Korekte, Ilirida – News, Portali Ditor, South sydney rabbits, Lajme Ditore, Media.al, ORARI, Mesazhi Shqip, Mesazhi Press, Portali Zëri, Portali Aurora, Lajme Javore dhe Lajme Info.


Hibrid.info edhe më herët ka gjetur një portal tjetër të dyshimtë, i cili shpërndan artikujt e tij në  14 faqe në Facebook. (shih këtu)

Çka duhet të kemi parasysh?

Kur navigojmë në Facebook, duhet të kujdesemi që të mos humbim vetëdijen tonë midis portaleve të dyshimta dhe atyre të regjistruara (kredibile).

Është e rëndësishme të kultivojmë kritikë të shëndetshme dhe të jemi të kujdesshëm me burimet e informacionit që konsumojmë. Në këtë mënyrë, mund të jemi në gjendje të shmangim labirintin e dezinformimit dhe të përqendrohemi në burime të besueshme për ta kuptuar botën në mënyrë më të qartë.

Raporto

Nëse hasni në një faqe apo portal të dyshimtë, ne ju ftojmë që ta raportoni atë në ueb-faqen tonë hibrid.info përmes rubrikës “Raporto” (këtu), apo të na dërgoni në formë mesazhi në faqen tonë zyrtare në Facebook (këtu).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere