[email protected]
Pretendohet se Policia e Kosovës ka plagosur një serb në veri: Policia thotë se nuk është e përfshirë në këtë ngjarje
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (11 prill) rreth plagosjes së një qytetari serb në veri të Kosovës me pretendimin se njësia speciale e Policisë së Kosovës ka shtënë në të.

Bazuar në deklaratat e shtëpisë së shëndetit në Zveçan dhënë portalit informativ në gjuhën serbe “kosovo-online.com”,  i plagosuri ka thënë se është qëlluar nga pjesëtarët e njësitit ROSU në afërsi të urës së Bistricës derisa ai ishte duke vozitur një veturë në rrugën kryesore nga Leposaviqi në Zveçan.

Këtë pretendim e ka bërë edhe drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq në një deklaratë për “TV Prva”.

Ndërsa Policia e Kosovës (PK), përmes reagimit zyrtar për ngjarjen, japin informata se nuk janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Vegëzat e artikujve të publikuar në  disa media në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/hronika/ranjen-srbin-na-severu-kosova-11-4-2023?fbclid=IwAR0v9bz_JzDVz1w2Ef3aJm1I6zaTF0dgNVbgzqhFpl9qCnciUq-GHbUCUck

https://informer.rs/vesti/politika/785118/petar-petkovic-kancelarija-kim

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1226196/najnovije-vesti-milan-jovanovic-kosovo-ranjen-srbin-kosovu-bistricki-most-zvecan

https://www.alo.rs/vesti/kim/746268/stravican-prizor-kod-bistrickog-mosta-posle-napada-kurtijevih-terorista/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Pjesëtarët e Rosu-s mbrëmë vonë, jo shumë larg urës së Bistricës, kanë plagosur me armë zjarri serbin MJ nga Zveçani.

Sipas Qendrës Shëndetësore të Zveçanit, ku është pranuar MJ dhe prej nga është transportuar me autoambulancë në spitalin e Mitrovicës Veriore, i plagosuri ka thënë se është qëlluar nga pjesëtarët e njësitit Rosu në afërsi të urës së Bistricës derisa ishte duke vozitur një veturë. në rrugën kryesore nga Leposaviqi në Zveçan.

Serbi MJ nga Zveçani është plagosur mbrëmë vonë nga një armë zjarri jo shumë larg atij vendi afër urës së Bistricës. Siç mëson gazetari i Kosovo Online, të shtënat kanë ndodhur në afërsi të pikës së kontrollit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.


Mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” pretendoi se të shtënat kanë ndodhur në afërsi të pikës së kontrollit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Por, për këtë nuk ofron ndonjë fakt apo fotografi nga vendi i ngjarjes. (këtu)

Qytetari i plagosur serb me inicialet M.J. në deklaratën e dhënë pretendon se pasi ka kaluar postbllokun e Policisë së Kosovës, ka dëgjuar një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Ai ka shtuar se,  nuk është i sigurt 100% se kush qëlloi, por nuk beson se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së Kosovës.

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, pasi kalova nëpër postbllok, dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi, por nuk besoj se ka pasur njeri tjetër atje përveç ushtrisë dhe policisë së tyre”. (këtu)

Përkundër faktit që i plagosuri nuk është i sigurt 100% se është qëlluar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq pretendon se policia e Kosovës ROSU mbrëmë në afërsi të urës së Bistricës në rrugën Leposaviq-Mitrovicë ka qëlluar Milan Jovanoviqin. Përkundër këtij pretendimi, ai nuk ofron fakte konkrete për ta mbështetur atë.

Ne kuadër të këtij rasti janë publikuar deklaratat e mjekut lidhur me gjendjen e të plagosurit, pamje të veturës me xham të thyer dhe dëmtime tjera në një lokacion të pa identifikueshëm nga këndi i fotografisë së shpërndarë.

Ndonëse mediumet në gjuhën serbe dhe Petar Petkoviq pretenduan të paraqesin rastin si të shtëna nga njësia speciale e Policisë së Kosovës ndaj qytetarit serb, Policia e Kosovës thekson faktin se nuk është e përfshirë në këtë ngjarje.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në Facebook, Policia e Kosovës njoftoi se, “kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në kraharor nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”.

“Vlen të potencojmë dhe njëherit të sqarojmë se, Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar. Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar.” (këtu)

Për më tepër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet zyrtare, “vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendrën spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.” (këtu)


Analiza:

Bazuar në shtjellimin e fakteve, kuptohet se pretendimi i mediumeve në gjuhën serbe dhe të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, janë të pabazuara në fakte konkrete.

Përkundër faktit që i plagosuri pretendon se të shtënat drejt tij kanë ardhur në momentin kur ka kaluar postbllokun e Policisë së Kosovës, ai shprehet se nuk është 100% i sigurt se kush ka qëlluar në të.

Policia e Kosovës, në reagimin lidhur me rastin ka bërë të ditur se nuk është e përfshirë në këtë ngjarje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others