[email protected]
Pretendohet pa fakte se “Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “Çka po ndodh? Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën (PAMJE)”.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e njëjtë të publikuar më 25 mars edhe në disa media online në Kosovë.

Këto media në këtë artikull kanë cituar mediumin spanjoll “The Political Room” (këtu) e cila këtë lajm e mbështet në një video, në të cilën shihet kolona i ushtrisë serbe duke parakaluar në një magjistrale.

Megjithatë, ky pretendim i këtij mediumi spanjoll se njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë janë nisur në kufirin e Kosovës, bazohet vetëm në këtë video.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” mund të gjendet këtu.

Artikullin e publikuar me datën 25 mars në disa media online në Kosovë e gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Ky medium spanjoll në llogarinë zyrtare në Twitter, e ka postuar këtë video me përshkrimin se “Njësitet shtesë të Forcave të Armatosura të Serbisë janë zhvendosur në kufirin me Kosovën”.


Ky pretendim i “The Political Room” mund të jetë i vërtetë, por që një gjë e tillë nuk mund të merret si e mirëqenë, duke u bazuar vetëm në këtë video. Në këtë postim, përveç video-përmbajtjes dhe postimit, nuk janë paraqitur të dhëna shtesë për autenticitetin. Pra nuk janë dhënë detaje për autorin, kohën e publikimit dhe as kontekstin.

Vegëza e postimit të The Political Room në Twitter:


Gjatë verifikimit të kësaj video, shihet se autori i saj ka ngritur tre gishta, që simbolizon shenjën nacionaliste serbe. Ndërsa në këtë video material bie në sy edhe emri “Emmezeta”, që është një qendër tregtare në Serbi. (shih këtu)

Nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info, është gjetur se kjo kompani (Emmezeta) ka disa pika të saj në Serbi, në qytetet si Beograd, Nish, Novi Sad dhe Çaçak. (shih këtu)

Hibrid.info ka verifikuar detajet në video dhe, duke u bazuar në rrethrrotullimin që shihet në këtë material, është vërtetuar se ajo është realizuar në qytetin Çaçak në afërsi të qendrës tregtare “Emmezeta”. (shih këtu)

Imazhet ilustruese

No description available.
Detajet e videos që tregojnë se është filmuar në rreth rrotullimin e kompanisë, pranë qytetit të Çaçak-ut
No description available.
Imazhi i lokacionit ku ishte bërë video e kolonës së ushtrisë serbe pranë qytetit të Çaçak-ut, i marr nga Google Maps

Analiza:

Portali i dyshimtë ka publikuar një lajm të datës 25 mars me pretendimin se Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se ky artikull u publikua edhe në disa media online në Kosovë, të cilat kanë cituar një postim të mediumit spanjoll “The Political Room”, dhe një përshkrimi që pretendon se video se njësi të ushtrisë serbe janë nisur drejt kufirit me Kosovën.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video dhe në detajet e paraqitura në të vërehet emri “Emmezeta”, e cila është një qendër tregtare në Serbi, që pikat e saj i ka në disa qytete.

Gjatë kërkimit përmes “Google Maps” është gjetur se video është realizuar afër kësaj qendre tregtare në qytetin Çaçak.

Ky pretendim i këtij mediumi spanjoll mund të jetë i vërtetë, por faktet që shihen në video nuk e plotësojnë atë. Shtuar këtu faktin se qyteti Çaçak nuk gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky pretendim merr vlerësimin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others