[email protected]
Pretendimi se LVV po organizon protesta kundër Përparim Ramës, i pabazuar
shape
shape
shape

Portali “periskopi.com” ka publikuar një artikull me titull “VV organizon protesta kundër Përparim Ramës në Prishtinë? Deputet Bajqinovcin në shesh për nënshkrime”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky pretendim i bërë në titull nga periskopi.com nuk argumentohet me asnjë fakt.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në profilin e tij në Facebook, postoi disa fotografi ku në një shtëpizë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, subjekti i tij politik ka mundësuar që qytetarët të anëtarësohen në këtë parti.

“Shumë qytetarë sot në sheshin “Nëna Terezë” u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe u interesuan per programin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

Vegëza e artikullit të publikuar nga Periskopi.com:


Hibrid.info ka arritur të sigurojë formularët që gjendeshin në këtë shtëpizë të vendosur nga Vetëvendosje, ku shihet qartë se kjo nismë është që t’u mundësojë qytetarëve të anëtarësohen në këtë subjekt politik, e jo siç pretendohet nga persikopi.com.

Fotografitë e formularëve për anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje që gjenden në shtëpizën e vendosur në sheshin e kryeqytetit:


Më poshtë mund të gjeni edhe postimin e deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci në Facebook, ku e bën të ditur se shumë qytetarë po anëtarësohen në këtë subjekt politik.

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10227105362721139


Analiza:

Portali “periskopi.com” ka pretenduar njëanshëm se Lëvizja Vetëvendosje mund të organizojë protestë kundër kandidatit për Prishtinën nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, por këtë pretendim nuk e ka argumentuar me asnjë fakt dhe nuk e ka ballafaquar me ndonjë qëndrim të parties në fjalë. Gjithashtu në të njëjtin artikull nuk është përshkruar apo paraqitur postimi i deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci.

Hibrid.info ka arritur të sigurojë formularët që gjendet në këtë shtëpizë të vendosur nga VV-ja në sheshin e Prishtinës, e që shihet qartë se ajo është vendosur për t’u mundësuar qytetarëve që të anëtarësohen në këtë subjekt politik, e jo për ndonjë protestë të mundshme, siç pretendohet nga portali “periskopi.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar artikullin e periskopit si “raportim i njëanshëm”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ai raport mediatik i cili vërehet qartë se bënë favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

Share With Others