[email protected]
Pretendohet pa fakte për keqtrajtim të qytetarit serb në Jarinje: Policia thotë se u arrestua pas sulmit ndaj zyrtarit policor
shape
shape
shape

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka publikuar një reagim dje (7 prill) ku pretendon se qytetari i nacionaliteti serb, i arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, është keqtrajtuar para fëmijëve të tij.

Ky pretendim i institucionit në fjalë është publikuar në disa media në gjuhën serbe duke u interpretuar si “terror i ri i shqiptarëve” duke iu referuar saktësisht si i “banditëve të Kurtit” që “keqtrajtuan qytetarin serb”.

Ndërsa Policia e Kosovës (PK), përmes reagimit zyrtar për ngjarjen, japin informata që nuk ndërlidhen me pretendimin e bërë nga institucioni serb, rrjedhimisht edhe në disa media në gjuhën serbe që transmetuan këtë informacion.

Vegëza e reagimit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.facebook.com/KancelarijazaKiM/posts/pfbid0aNmef6Fbs1KjRekdiPKjaaiiA58edvWumw2EekZrwfi3J1oV6PQV7iPQ6hzHq27Tl

Pjesë të reagimit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

Nikolla Todoroviq, mjek i punësuar në KBC-në në Mitrovicë të Kosovës, është ndaluar sot në vendkalimin Jarinje teksa ishte duke vozitur fëmijët e mitur drejt komunës së Srbicës, për festën familjare të Krishtlindjeve.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit për fëmijët, i kanë nxjerrë fëmijët nga vetura dhe para tyre e kanë keqtrajtuar Todoroviqin dhe kur ai i ka kundërshtuar ata e kanë marrë në mbajtje.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/kancelarija-za-kim-na-jarinju-priveden-lekar-todorovic-policija-ga-maltretirala-pred?fbclid=IwAR22kt6xqCoueYtagR71mA78RIee1frirIYgSdU49Vb2PwHHhK_A39M3saM

https://www.alo.rs/vesti/kim/745029/uhapsen-jos-jedan-srbin-lekara-maltretirali-pred-detetom/vest

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1225109/kurtijeva-banda-maltretirala-srpskog-lekara-pred-decom-troje-malisana-gledalo-kako-policija-lazne-drzave-hapsi-oca


Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me arrestimin e qytetarit serb thuhet se ai është ndaluar për mungesë dokumentacioni për fëmijët dhe se është keqtrajtuar para tyre. Sipas Zyrës, pasi që qytetari i ka kundërshtuar Policinë e Kosovës ata e kanë arrestuar.

Ndonëse Zyra dhe mediat në gjuhën serbe pretenduan ta paraqesin rastin si keqtrajtim të qytetarit serb nga ana e Policisë, Policia e Kosovës jep të dhëna që përshkruajnë një rrjedh tjetër të zhvillimit.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në Facebook, Policia e Kosovës njoftoi se, qytetarit serb me inicialet N.T., i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës, i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vend. Sipas Policisë së Kosovës, qytetari serb pasi refuzoi të hyjë në Kosovë, ka filluar të fyej zyrtarët policorë duke e sulmuar njërin nga ta dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në postimin e bërë në Facebook, PK ka publikuar disa fotografi të një personi me uniformë, për të cilin pretendon se është zyrtari policor i lënduar nga sulmi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës. Pas refuzimit për hyrje në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar.  Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.” (këtu)

Për dallim me institucionin serb (Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë) që nuk ofron asnjë dëshmi për pretendimin e bërë, PK ofron disa imazhe të një personi të lënduar dhe gjakosur. Megjithatë, këto imazhe nuk mjaftojnë për krijimin e ndonjë konteksti të plotë të ngjarjes

Për më tepër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetarit serb është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’, dhe është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. (këtu)


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve dhe verifikimi i tyre, kuptohet se pretendimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë bën një pretendim që nuk ka fare bazë në fakte, siç do të mund të ishin foto dhe video materiale, apo edhe deklarata të personave të përfshirë në ngjarje.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, në reagimin e tyre zyrtar publikon imazhe të një personi me uniformë që duket të jetë i lënduar dhe i gjakosur.

Pas analizës së këtyre fakteve, nuk mund të arrihet të kuptohet ndonjë e vërtetë e plotë e ngjarjes. Megjithatë, meqenëse pretendimi është ngritur fillimisht nga institucioni serb, hibrid.info vlerëson këtë, duke e klasifikuar si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others