Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull nxitës: Pretendohet rrejshëm se do të lejohet tërheqja e parave nga Trusti

HIBRID

Artikulli me titull “Vjen lajmi i mirë për tërheqjen e parave nga Trusti” është publikuar në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij lajmi është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Ky tekst i postuar nga kjo faqe, është publikuar më 19 prill nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet deklarata e muajit prill e deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, i cili për KosovaPress.com kishte thënë se do të insistojnë edhe përmes Kuvendit të miratohet Projektligji që mundëson tërheqjen e TRUST-it.

Pra, lajmi është i vjetër dhe pretendimi se është marr vendim lidhur me tërheqjen e parave nga Trusti, është i rremë.

Vegëza e artikullit të postuar në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/100064800784275/posts/377658531070837/

Artikullin me të njëjtin titull të publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com” mund ta gjeni këtu.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga “KosovaPress.com”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Gazeta Aktive” ka postuar në Facebook një artikull të vjetër të muajit prill të marrë nga portali i dyshimtë banglarreporter.com.

Në përmbajtje gjendet deklarata e deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, i cili atëkohë kishte thënë se do të insistojnë edhe përmes Kuvendit të miratohet Projektligji që mundëson tërheqjen e TRUST-it.

Por, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se “Vjen lajmi i mirë për tërheqjen e parave nga Trusti”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere