Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se njëri nga personat afër Titos ishte babai i Luan Gacaferit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një fotografie në të cilën shihet presidenti i Jugosllavisë i viteve 1953-1980, Josip Broz Tito me disa persona, pretendohet se njëri nga ta është Ibrahim Gacaferi, babai i kandidatit për deputet nga koalicioni LVV-Lista Guxo-Alternativa, Luan Gacaferi.

Ky pretendim u publikua në Facebook nga faqet “Universal” dhe “Plus Media”, e më pas u shpërnda edhe në një grup që mban emrin “Diaspora me PDK”.

Cila është e vërteta?

Fotografia e publikuar nga faqet e sipërpërmendura mban mbishkrimin: “Një foto e rrallë e Ibrahim Gacaferit në uniformën e UDB-ës babai i Luan Gacaferit të VV-së”.

Por, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë.


Si erdhëm deri tek e vërteta?

Hibrid.info, duke përdorur programin e automatizuar “InVID”, ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar në platformën “Pinterest”, e që në përshkrimin e kësaj fotografie janë edhe emrat e personave që shihen afër Titos. (shih këtu)

Personi që pretendohet nga faqet e lartcekura të jetë Ibrahim Gacaferi, në fakt është një gjeneral maqedonas me emrin Mihailo Apostolski. (shih fotografinë më poshtë)

Hibrid.info ka hulumtuar rreth Apostolskit, e që gjetjet tregojnë se ai pas Luftës së Dytë Botërore ishte një nga udhëheqësit ushtarakë të Republikës së re Socialiste Federative të Jugosllavisë.


Kjo fotografi është përdorur edhe në shumë artikuj tjerë në gjuhën serbe, por që në asnjërën nga to nuk është përmendur emri i Ibrahim Gaceferit. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Në legjendën e kësaj fotografie, në gjuhën serbe, shkruan: “Tito me gjeneralët e luftës në Dedinje, foto arkiv”.


Analiza

Është publikuar një fotografi e Titos me disa gjeneralë, duke pretenduar se njëri nga ta është Ibrahim Gacaferi, babai i kandidatit për deputet nga koalicioni LVV-Lista Guxo-Alternativa, Luan Gacaferit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se personi në fjalë ishte një gjeneral maqedonas, Mihailo Apostolski.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere