Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se masakra e Reçakut u krye nga amerikanët

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në median sociale Telegram, pretendohet se amerikanët dhe shërbimet e tyre kanë manipuluar masakrën e Reçakut më 15 janar, 1999.

Ky postim u publikua nga kanali në gjuhën serbe në Telegram që mban emrin “КОРИДОР” (KORIDOR).

Në këtë përmbajtje thuhet se amerikanët i vranë viktimat e pafajshme në fshatrat e afërta dhe i tërhoqën zvarrë në Reçak, si arsyetim, siç thuhet, për të “vrarë Serbinë”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se ky pretendim është i rremë.

Hibrid.info ka gjetur se argumentimin e kryerjes së masakrës së Reçakut nga forcat serbe e kanë bërë shumë organizata botërore për të drejtat e njeriut.


Përshkrimi i postimit në Telegram, i përkthyer në shqip:

Në këtë ditë, në fshatin Reçak të Kosovës e Metohisë filloi një operacion antiterrorist, ku forcat serbe të sigurisë eliminuan me sukses formacionin terrorist të UÇK-së.

Ajo që përfituan amerikanët dhe shërbimet e tyre duke manipuluar sesi vdisnin viktima të pafajshme që vetë i vranë në fshatrat e afërta dhe i tërhoqën zvarrë në Reçak për të pasur arsye për engjëllin e mëshirshëm (OKB) me të cilin vranë SERBINË!


Argumentimin e kryerjes së masakrës së Reçakut nga forcat serbe e kanë bërë shumë organizata botërore për të drejtat e njeriut, në mesin e tyre edhe kredibilja “Human Rights Watch” (HRW).

(Hibrid.info, çështjen e Masakrës së Reçakut dhe narrativit serb dhe atij rus mbi të, e ka trajtuar edhe në të kaluarën – KËTU, KËTU). Shih edhe Raportin “Krahasimi Ukrainë – Kosovë në narrativat dezinformuese të Rusisë”.


Analiza:

Pretendimi nga një kanal në gjuhën serbe në Telegram se masakra e Reçakut u krye nga amerikanët, është i rremë.

Të gjitha këto pretendime janë demantuar me fakte dhe argumente të qarta nga organizatat ndërkombëtare të besueshme, se masakra e Reçakut u krye nga forcat serbe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere