Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Murati nuk ka thënë “më mirë të paguajmë mercenarë se sa policë e minatorë”

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “dino0486” ka publikuar dje (2 nëntor) një video-material me imazhin e Hekuran Muratit, ministër i financave, punës dhe transfereve.

Imazhi i ministrit përmban mbishkrimin që pretendon se ky i fundit ka deklaruar se “Më mirë të paguajmë mercenarë se polic e minatorë”.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se Murati nuk ka bërë një deklarim të tillë të pretenduar.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “dino0486”:

https://www.tiktok.com/@dino0486/video/7296499710523641121


Duke hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info nuk ka gjetur materiale online që konfirmojnë deklarimin e pretenduar. (shih këtu)

Hibrid.info vlerëson se autori i këtij publikimi është munduar ta lidhë pretendimin, me një deklarim të mëhershëm të ministrit Murati në lidhje më veteranët. (shih këtu)

Murati në vitin 2016 në një postim në Facebook kishte deklaruar se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë.

Hibrid.info po ashtu ka gjetur deklaratat e fundit të ministrit Muratit për minatorët (këtu), si dhe ka kontrolluar në profilin e tij të llogarisë në Facebook për qëndrimet e ministrit, në lidhje me situatat e fundit. (shih këtu)


Në bazë të gjetjeve qendrimet e fundit të ministrit Murati, nuk përputhen me pretendimin e llogarisë në fjalë në TikTok.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me anë të së cilës pretendohet se ministri Hekuran Murati ka deklaruar se do të ishte më mirë të paguhen mercenarët se policët dhe minatorët.

Por hibrid.info ka gjetur se deklarata e pretenduar nuk qëndron dhe se autori i publikimit e ka ndërlidhur me një deklaratë të mëhershme të Muratit për veteranët e luftës.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere