[email protected]
E përditshmja serbe “Politika” interpreton rrejshëm se Kurti kërcënon me gjobë serbët për mos ndërrimin e targave
shape
shape
shape

E përditshmja serbe “Politika” në ueb faqen e saj zyrtare “Politika.rs” sot (2 shtator) ka publikuar një artikull në të cilin hedhet pretendimi dezinformues se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërcënuar serbët me 5000 euro gjobë.

Artikulli i referohet një video-postimi në Facebook të Kurtit në lidhje me konvertimin e targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës, ku sipas të përditshmes, Kurti i kërcënoj me pasoja ata që nuk e bëjnë këtë.

Artikulli mbanë titullin “Kurti kërcënoi serbët me 5000 euro gjobë” dhe ka zënë vend edhe në ballinë të gazetës së shtypur sot (2 shtator). (shih këtu)

Ballina e të përditshmes serbe “Politika”

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së vlerëson se interpretimi në titull është dezinformues.


Vegëza e artikullit të publikuar në të përditshmen serbe “Politika.rs”:

https://www.politika.rs/sr/clanak/515780/Kurti-zapretio-Srbima-kaznama-od-5-000-evra


Pjesë të artikullit të publikuar në të përditshmen serbe “Politika.rs”:

Tensionet u ngrit sërish nga kryeministri i institucioneve të përkohshme në Prishtinë, Albin Kurti, i cili iu drejtua serbëve nga Kosova e Metohia në “Facebook”, në gjuhën serbe, me mesazhin se kanë 61 ditë kohë për të ndërruar targat. Kurti ka theksuar se në dy muajt e ardhshëm do të mund të ri-regjistrojnë veturat në 34 qendra anembanë Kosovës, por kërcënoi me pasoja nëse nuk e bëjnë këtë. Përkatësisht, ai bëri të ditur se pronarët e automjeteve që do të kalojnë në targa zyrtare gjatë këtij dy mujori do të lirohen nga taksat dhe detyrime tjera që mund të arrijnë vlerën prej 5000 euro.


Interpretimi dezinformues i të përditshmes serbe “Politika.rs”, se gjoja Kurti ka kërcënuar me pasoja për serbët që nuk i ndërrojnë targat brenda dy muajve, ku ceket shuma prej 5000 eurove, është nxjerrë nga konteksti i asaj se çka thuhet në të vërtetë.

Në fakt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në video-postimin ku ju drejtohet serbëve të Kosovës në lidhje më ndërrimin e targave,  thekson mundësinë e lirimit nga taksat dhe detyrimet tjera që mund të kapin vlerën pre 5000 euro për ata që vendosin të i ndërrojnë targat brenda dy muajve. (shih këtu)


Analiza:

E përditshmja serbe “Politika.rs” sot ka publikuar një artikull në lidhje me ndërrimin e targave për serbët e Kosovës, ku hedh pretendime dezinformuese duke interpretuar video-postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili cek mundësinë e lirimit nga taksat dhe detyrimet tjera për ata që i ndërrojnë targat brenda dy muajve.

Mundësinë e ofruar nga Kurti për lirim nga taksat dhe detyrimet tjera e që mund të kapin vlerën prej 5000 euro, e përditshmja serbe e interpreton pavend si kërcënim me gjobë për serbët.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson së pretendimet e të përditshmes serbe “Politika.rs” janë “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others