Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Keqpërdoret kampanja e institucionit mikro-financiar

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar sot (14 gusht) një postim ku pretendon se ofron mundësi për kredi nga 10 mijë deri në 25 mijë euro, me afat-gjatësi nga 3 deri në 60 muaj dhe grejsë periudhë deri në 11 muaj.

Postimit i është bashkangjitur edhe një imazh me mbishkrimin ku thuhet se ofrohet kredi deri në 25 mijë euro për gratë në biznes.

Por pas verifikimit të përmbajtjes, është vërtetuar se postimi me ndryshim të pjesërishëm të përshkrimit si dhe bashkë me imazhin të cilit i është mbuluar logoja, është marrë nga institucioni mikro-kreditor në Kosovë, “Kreditimi Rural i Kosovës”.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid02nbPyMXBEaVDyxpUQgahptGdSFs7mKPi56J34dvMBWqNygBj1WR5367sbTv38aDrdl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kampanja për të aplikuar për kredi mundësohet nga Institucionit financiar në Kosovë “Kreditimi Rural i Kosovës” (KRK), i cili me anë të këtij postimi të bërë më 4 gusht, ka bërë njoftimin e kampanjës në fjalë (shih këtu).

Ndryshimin e përshkrimit në postim, e shohim te pjesa e shumës së kredisë, ku në postimin e faqes “Kredi personale” thuhet se ofrohet kredi nga 10 mijë deri në 25 mijë euro ndërsa te postimi i KRK-së, kjo ofertë për kredi përfshin shumën nga 200 deri në 25 mijë euro.

Sa i përket ndryshimeve në imazh, hibrid.info ka vërtetuar se në imazhin e publikuar nga “Kredi personale”, pjesa e logos së KRK-së, të cilën e shohim në imazhin autentik, është mbuluar me figura që paraqesin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. (shih më poshtë fotografitë krahasuese)


Mos-besueshmërinë e kësaj faqe në Facebook, e vërteton edhe mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale” në Facebook.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina (shih këtu).


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se një faqe në Facebook ka përdorur postimin e një institucioni mikro-financiar në Kosovë, të cilës i ka larguar logon nga imazhi, duke u munduar ta paraqesë këtë postim, si një mundësi për kredi nga faqja në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere