[email protected]
Pretendohet rrejshëm se Britania e Madhe po ndihmon Kosovën me armatim
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Lexo Sot” dje (8 gusht) ka publikuar një artikull të vjetër të muajit korrik të publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “neës308media.com”, i cili mban titullin “Ndihme e madhe erdhi nga Britania per Kosoven / Serbet ne panlke te madhe, sepse derguan keto lloje…”.

Në përmbajtje gjendet lajmi i muajit prill, i publikuar nga mediat serbe me pretendimin se Britania e Madhe ka dhënë armatim për Ushtrinë e Kosovës.

Ky pretendim i rremë po vazhdon ende të publikohet e shpërndahet në artikuj në gjuhën shqipe, përmes mediave sociale.

Lajmi i publikuar atëkohë nga mediumi serb “Novosti.rs”, kishte pretenduar pa fakte se “Londra zyrtare u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketa “Jevelin” dhe “NLAË”, të cilat po përdoren nga forcat ukrainase në luftën kundër trupave ruse”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot”:

https://www.facebook.com/lexo.sot/posts/pfbid0NfZjhmG8MUqrhyxh5CwDc1yVMiebGbUekTvQLx9wJv6JRGf4uigYHHwj5dCsqXvYl


Artikullin e publikuar më 16 prill në mediumin serb “Novosti.rs” se Britania e Madhe ka shpërndarë armatim për Ushtrinë e Kosovës mund ta gjeni këtu.


Megjithatë, më 19 prill kjo është demantuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi, pas insistimit të mediave serbe për të trajtuar këtë pretendim (shih këtu).

“Në disa media të Beogradit u shfaqën akuza tërësisht të sajuara për dërgim të armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto akuza”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.


Këto pretendime, mediat serbe i kanë bërë duke gjetur arsyetim në publikimin e KFOR-it (15 prill) të postuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, lidhur me aterimin e një aeroplani ushtarak transportues të ushtrisë britanike në Aeroportin e Prishtinës (shih këtu)

Mirëpo, KFOR ka bërë të ditur se ky aeroplan transportues ka ardhur të sjellë mbështetje për kontingjentin britanik të KFOR-it dhe jo mbështetje me armatim të Ushtrisë së Kosovës, siç pretendohet nga mediat serbe.


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, pasi një i tillë është shpërndarë edhe më 20 prill nga portali tjetër i dyshimtë “albasky.com”, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi i muajit prill nga mediat serbe se Britania e Madhe po e armatosë Ushtrinë e Kosovës, po vazhdon të shpërndahet edhe në Facebbok.

Hibrid.info ka gjetur një artikull të tillë të publikuar nga faqja “Lexo Sot” me titull “Ndihme e madhe erdhi nga Britania per Kosoven / Serbet ne panlke te madhe, sepse derguan keto lloje…, bazuar në një artikull të publikuar ditë më parë nga mediumi serb “Novosti.rs”.

Megjithatë, këto pretendime nga mediat serbe, janë demantuar nga Ambasada e Britanisë në Beograd, e cila i ka quajtur ato si trillime.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others