Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

UEFA nuk i ka përzgjedhur dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të kualifikimeve për “EURO 2024”

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (15 tetor) një artikull me pretendimin se shtëpia evropiane e futbollit “UEFA” ka përzgjedhur dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë në kualifikimet për kampionatin evropian “EURO 2024”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se UEFA nuk ka përzgjedhur formacionin më të mirë në këto eliminatore, por që kjo përzgjedhje është bërë nga një platformë e specializuar për rezultatet sportive në kohë reale “SofaScore.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “Albeu.com” dhe “Sot.com.al”:

https://albeu.com/lajme/euro-2024-uefa-perzgjedh-dy-yjet-shqiptare-ne-formacionin-me-te-mire-perkrah-mbappe-e-fernandez/578163/

https://sot.com.al/sport/e-pabesueshme-uefa-perzgjedh-dy-yjet-shqiptare-per-euro-2024-ne-formacioni-i617494?fbclid=IwAR2LVciJsacpbYqQRspQHqMqtoI2u4P_H77PlasPJDaNGaLOxFvfq3Wu2qA


Edhe pse në titull pretendohet se formacioni më i mirë është zgjedhur nga UEFA, në përmbajtje të artikullit të publikuar nga portalet e lartcekura specifikohet se përzgjedhja është bërë nga platforma “SofaScore.com”.

Në këtë formacion me 11 lojtarët më të mirë të raundit të 7-të të kualifikimeve për “EURO 2024” janë përzgjedhur portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, si dhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar edhe në ueb-faqen zyrtare të UEFA-s, si dhe në faqen zyrtare të këtij institucioni në Facebook, por që nuk është gjetur ndonjë formacion i publikuar me më të mirët e këtij raundi kualifikues. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa portale informative kanë publikuar një artikull me formacionin më të mirë të futbollistëve për raundin e 7-të të kualifikimeve për “EURO 2024” nga SofaScore.com, me pretendimin e pasaktë se i njëjti është përzgjedhur nga UEFA.

Bazuar në metodoligjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere