[email protected]
Pretendohet rrejshëm se “çmimi i bukës është bërë 60 cent në të gjithë Kosovën”
shape
shape
shape

Portali “Botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Lajm i keq: Shtrenjtohet sërish buka në Kosovë, bëhet 60 cent”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në titull pretendohet se buka është shtrenjtuar në Kosovë, ndërsa në përmbajtje thuhet se kjo ka ndodhur në disa qytete, duke mos specifikuar se cilat janë ato.

Gjithashtu, në këtë artikull, ky portal shkruan se “një qytetar ka dërguar një foto nga një market ku shihet çmimi 60 cent i një buke”, por që edhe fotografia nuk paraqitet në përmbajtje.

Artikulli i publikuar në “Botasot.info”:

Në disa vende në Kosovë, buka është shtrenjtuar përsëri.

Ndonëse muaj me parë ishte shtrenjtuar për 10 cent, tani ajo është bërë 60 cent.

Nga 40 cent sa ka qenë është bërë 50 e tani kur po flitet që do të ketë shtrenjtim të çmimeve, është bërë 60 cent.

Një qytetar ka dërguar një foto nga një market ku shihet çmimi 60 cent i një buke.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/lajme/1832217/lajm-i-keq-shtrenjtohet-serish-buka-ne-kosove-behet-60-cent/?fbclid=IwAR15mPt-LO3FNKcKpD5l8xl-nMar5gvEWMt-OZpWvsre-bw3xdFyh27Syyk


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se aktualisht në mediat online në Kosovë është raportuar se çmimi i bukës në 60 cent është ngritur në qytetin e Gjilanit.

Për këtë ngritje të çmimit të bukës, ka raportuar faqja “Gjilani Press” në Facebook. (shih këtu)

Kjo është vërtetuar edhe nga media online Kallxo.com, e cila ka raportuar se kjo ngritje e çmimit ka ndodhur në Gjilan, të cilën e kanë konfirmuar disa furrtarë në këtë qytet. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Botasot.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se në Kosovë është ngritur çmimi i bukës në 60 cent. Mirëpo, në përmbajtje thuhet se kjo ka ndodhur në disa qytete të Kosovës, por duke mos e bërë të ditur se cilat janë ato.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, ka arritur të gjejë se shtrenjtimi i çmimit të bukës, sipas raportimeve në mediat online në Kosovë, ka ndodhur vetëm në qytetin e Gjilanit, e jo në tërë Kosovën siç pretendohet në titullin e artikullit të Botasot.info.

Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others