Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Rakiq të ketë thënë që “Kurti do të dorëzohet”

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Goran Rakiq – Albin Kurti se shpejti do te dorzohet ai ska nevoj me fol Serbisht”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky titull është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në fakt, përmbajtje të artikullit gjendet deklarata e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me kërkesën “që mos t’iu drejtohet serbëve në Kosovë në gjuhën serbe”.

Por, ndër të tjerash, Rakiq nuk ka thënë se Kurti së shpejti do të dorëzohet, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga portale të dyshimta.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta si “konakushqiptar.net” dhe “banglacontent24.com”:

https://konakushqiptar.com/mbs/2022/08/02/goran-rakiq-albin-kurti-se-shpejti-do-te-dorzohet-ai-ska-nevoj-me-fol-serbisht/?fbclid=IwAR3eRGgua_nCWC8YLo-WajeM4cEl_PCklJhmYOftFU9mf7_HCr3ZoGHV_mY
https://banglacontent24.com/sites/goran-rakiq-albin-kurti-se-shpejti-do-te-dorzohet-ai-ska-nevoj-me-fol-serbisht/?fbclid=IwAR1t9WGmnLJJD-PnsvZqk87Ujos-4oPykwQzY_K7EIIUSI3dflTvLRcXF2g
Goran Rakiq – Albin Kurti se shpejti do te dorzohet ai ska nevoj me fol Serbisht

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni në “Gazeta Aktive”, “Gazeta Prishtina”, “Lajmet e Fundit +” dhe “Hej o Bir”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e Rakiqit të publikuar nga medium online serb “Nova.rs”, të cilin e kanë cituar mediat në Kosovë.

Deklarata e Rakiqit është publikuar edhe nga disa mediume online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një deklaratë të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili i ishte drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kërkesën që mos t’iu flet serbëve në serbisht, por në gjuhën e tij amtare.

Mirëpo, këto portale të dyshimta këtij artikulli i kanë vënë titull të rremë, me pretendimin se Rakiq ka thënë se së shpejti Kurti do të dorëzohet.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Dezinformatave” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe të përmbajtjes së vërtetë. Megjithatë, ky raport do të bëjë të trajtojë raportet që kanë atribute të gabuara ose tituj që pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere