[email protected]
Pretendohet rrejshëm se do të ketë mbështetje ndaj pensionistëve me nga 100 euro shtesë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me pretendim se pensionistët në Kosovë do të përfitojnë nga 100 euro shtesë.

Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa në përmbajtje është vendosur një lajm i vjetër, i muajit tetor (2021), atëkohë kur Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor të dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Pra, pretendimi i ngritur në titullin e këtij artikulli se pensionistët në Kosovë do të përfitojnë nga 100 euro shtesë, rezulton të jetë i sajuar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2021/11/30/penzioneret-a-do-te-subvencionohen-perseri-edhe-me-nga-100e-shtese-urimee/?fbclid=IwAR32Q1R45F4eR9NZV4Hra4P3QbayuN0MbS9EEGzQBr1260cc-0KSEGFgias

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com” (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit, dhe ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali Telegrafi.com. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë se ky artikull është i vjetër, Hibrid.info ka gjetur edhe disa njoftime të Qeverisë së Kosovës, të bëra më 27 tetor 2021, lidhur me përfitimin e shtesave prej 100 euro për pensionistët, si dhe dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021. (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor lidhur me njoftimin e Qeverisë për përfitimin e 100 eurove shtesë për pensionistët për muajin nëntor.

Këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i rremë se pensionistët do të përfitojnë edhe 100 euro shtesë nga Qeveria e Kosovës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others