Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi false të gruas nga Ukraina krijohet rrëfim i sajuar për dhurim të pasurisë duke e paraqitur atë si grua me origjinë shqiptare

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Albana GUÇI Donacion” ka publikuar një postim me fotografitë e një gruaje, duke pretenduar me anë të një historie të sajuar në gjuhën shqipe, gjoja personi që shihet në imazh është me origjinë shqiptare.

Me anë të këtij postimi, kjo llogari pretendon se kjo grua (Albana Guçi) ka vendosur të dhuroj para për 10 qytetarë shqiptarë, duke qenë se vuan nga një sëmundje.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, bazuar në rezultatet e dhëna, hibrid.info ka gjetur se fotografitë i përkasin një gruaje nga Ukraina që quhet Galina Krukovets.


Postimi i bërë nga faqja “Albana GUÇI Donacion”:

Unë jam Albana GUÇI, me origjinë shqiptare dhe me kombësi ITALIANE, përgjegjëse për disa dyqane bizhuterish dhe biznese të tjera në Evropë.  Shumë i sëmurë dhe duke vdekur, dua të dhuroj para për 10 qytetarë shqiptarë pasi të shërbej në jetimore dhe kisha.

Kontaktoni sekretarinë time për më shumë informacion, mos hezitoni.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Albana GUÇI Donacion”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid06FPoEkn8S1mL6w1ojBnJX7xNMsmeJAnnZhNdNckxov8U4SRnLhHr9H5z7QAuTs28l&id=100091993021620

Screenshot i postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Albana GUÇI Donacion”

Imazhet e gruas së moshuar që janë përdorur nga faqja e lartcekur, hibrid.info ka arritur t’i gjejë përmes programit të automatizuar “InVID”, që e shfaq profilin e saj në platformën online ruse “Okigo.ru” me emrin Galina Krukovets. (shih këtu)

Screenshot i profilit të llogarisë “Galina Krukovets” në platformën online ruse “Okigo.ru”

Analiza:

Pas kontrollit të fakteve dhe trajtimit i tyre, u kuptua se pretendimi i bërë në këtë postim nga faqja “Albana GUÇI Donacion” është tërësisht i sajuar dhe i bazuar në fotografi false.

Fotografitë e të moshuarës u gjetën në rezultatet e dhëna pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID”, që e shfaq atë me emrin “Galina Krukovets” në platformën online ruse “Okigo.ru”, e cila është nga Ukraina.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim/njoftim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere