Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja e Shqipërisë pretendohet të paraqitet si ngjarje që ndodhi në Kosovë

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Vendi sërish në Karantinë?! Kryeministri e thotë prerë: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka, por…!”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton që ky artikull të ketë titull jo adekuat dhe përgjithësues, pasi që nuk qartëson se për kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë. Gjithashtu, në fotografinë e këtij shkrimi shihen zyrtarë policorë të Kosovës, duke lënë të nënkuptohet se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Vendi sërish në Karantinë?! Kryeministri e thotë prerë: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka, por…!

Gjatë ceremonisë së pritjes së dozave të reja të vaksinëz Pfizer në Rinas/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet. Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk e mbyll sërish vendin, teksa shifrat e koro navi rusit janë rritur ndjeshëm, dhe nëse kjo ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u shpreh se shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por sipas tij, në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi. Kreu i qeverisë deklaroi se një karantinë e dytë do të ndikonte negativisht në shëndetin psiqik të njerëzve, ndaj është e rëndësishme që të vijohet me këto masa kufizuese.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/02/15/vendi-serish-ne-karantine-kryeministri-e-thote-prere-shendeti-eshte-mbi-zgjedhjet-dhe-mbi-gjithcka-por/?fbclid=IwAR1w7tM65GUegFQ1GpFPL1K9-Wv0VhJDHDarwNDQL5OL8Hd1K1_SedaTFyA

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar nga disa portale në Shqipëri:

https://www.balkanweb.com/vendi-serish-ne-karantine-rama-e-thote-prere-shendeti-eshte-mbi-zgjedhjet-dhe-mbi-gjithcka-por/

Analiza:

“Specialja.com” ka përdorur një lajm që ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, të cilin e ka publikuar duke i vënë titull jo adekuat, pasi nuk ka treguar se për cilin Kryeministër bëhet fjalë. Po ashtu edhe fotografia nuk përputhet me përmbajtjen, pasi në të shihet zyrtarë të Policisë së Kosovës. Duke e ditur se portali i dyshimtë “specialja.com”, përqindjen më të madhe të lexuesve dhe të përcjellësve në Facebook i ka nga Kosova dhe duke ia shtuar kësaj edhe fotografinë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës që gjendet si ilustrim, shumë lehtë mund të nënkuptohet rrejshëm nga lexuesit se në këtë artikull paraqitet një ngjarje e ndodhur në Kosovë. Pas verfikimit nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere