Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (5 prill) ka publikuar një artikull me titull “Vetura përplas dy të mitur”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.

Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë”.

Gjithashtu, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon me përmbajtjen. Në imazhin e përdorur në këtë artikull, shihet një veturë e Policisë së Kosovës dhe kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/670494/vetura-perplas-dy-te-mitur/?fbclid=IwAR2RQQJZJXxxVt9WAUI6Mro2-MZBBIP3yCqwchVChs51YdHcNWSgeWN5USo


Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se fotografia e përdorur në këtë artikull është përdorur edhe në disa raportime në media për ngjarje nga kronika e zezë në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në Shqipëri, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media online në Shqipëri të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një aksident të ndodhur në qytetin shqiptar, Elbasan, ku dy fëmijë ishin goditur nga një veturë. Ndërsa në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi që në të këtë imazh paraqitet vetura e Policisë së Kosovës dhe kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere