Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se nipat e Adem Jasharit provokuan me armë në veri

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Mediumi online në gjuhën serbe “politika.rs” në një artikull të publikuar më 11 prill ka pretenduar se një fotografi e publikuar në rrjete sociale nga nipat e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në veri të vendit ditë më parë, është thirrje për veprim ndaj popullit serb.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del se ky interpretim i fotografisë është bërë pa u bazuar në fakte. E njëjta vlen edhe për titullin e artikullit: “Nipat e Adem Jasharit me armë në veri të Kosovës e Metohisë”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “politika.rs”:

https://archive.is/7sJ4l


Pjesë nga teksti i portalit “politika.rs”:

“Prandaj, fotografia në të cilën nipat e Adem dhe Hamëz Jasharit pozojnë me policë të armatosur, si dhe mesazhi ‘nga Prekazi në veri’, përbën simbolikë të rrezikshme që vështirë se mund të interpretohet ndryshe, veçse si thirrje që shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë të bashkohen edhe më shumë kundër popullit serb në Kosovë e Metohi dhe të nisin të luftojnë, duke ndjekur shembullin e njërit prej udhëheqësve të së ashtuquajturës UÇK”.

“Fotografitë e nipave të të ashtuquajturve komandantë të UÇK-së duke pozuar me policë të armatosur nuk mund të interpretohen ndryshe veçse si thirrje për veprim ndaj popullit serb”.


Në postimin e datës 5 prill në Facebook, llogaria me emrin Hamëz Jashari ka publikuar tri fotografi dhe një video nga vizita në veri. Dy fotografi janë pranë pllakës memoriale të Enver Zymerit, policit të vrarë vite më parë në veri dhe në një tjetër shihen Adem Jashari i ri dhe Hamëz Jashari i ri, nën shoqërinë e dy policëve të Kosovës. (shih këtu)

Bazuar në postimin në Facebook të Hamëz Jasharit, rezulton se pretendimi i mediumit serb për provokim dhe fotografi me armë është i pabazë.


Analiza:

Portali “politika.rs” ka pretenduar pa fakte se nipat e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, kanë provokuar me armë në veri të Kosovës.

Postimi i Jasharit në Facebook nuk tregon se ata mbajnë armë dhe se armët shihen vetëm te fotografia e policëve.

Po ashtu, mediumi i lartëcekur përmes kësaj fotografie ka ngritur pretendim të pa bazuar në fakte, duke e cilësuar atë si thirrje për veprim ndaj popullit serb.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere