Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen sondazhe të rreme për zgjedhjet në Ferizaj e Lipjan

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Janë publikuar dy përmbajtje me pretendimin se paraqesin sondazhe për kryetarë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Ferizaj dhe në Lipjan.

Publikimet janë bërë nga faqja “Kosova e Re” në Facebook më 24 shtator. Në postime pretendohet se sondazhi ka nxjerrë fitues pa balotazh Agim Aliun e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe Imri Ahmetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky sondazh është i rremë.

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info nuk gjeti asnjë sondazh të publikuar në burime kredibile me këto të dhëna (shih këtu dhe këtu).


“Në Ferizaj sdo të ketë balotazh!” është përshkrimi i përmbajtjes në të cilën shkruan: “Agim Aliu PDK 57%, Visar Azemi LDK 22%, Enver Haliti LVV 17%, të tjerët 4%”.

Përshkrimi me pretendim të njëjtë është bërë edhe te postimi për Lipjanin. “Imri Ahmeti LDK 56%, Shukri Buja PDK 23%, Ilir Qeriqi LVV 18%, të tjerët 3%”, janë shifrat e paraqitura në këtë pretendim.


Rreth sondazheve

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Në rastin konkret nuk dihet sa njerëz janë përgjigjur në pyetjet e sondazhit apo edhe kur është bërë matja.

Analiza:

Faqja “Kosova e Re” në Facebook ka publikuar dy përmbajtje me të cilat pretendon rrejshëm se paraqesin sondazhe për kryetar të komunave në Ferizaj e Lipjan në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Këto pretendime janë të rreme sepse nuk janë publikuar nga ndonjë burim kredibil dhe mungon transparenca për metodologjinë, përfshirë mostrat dhe kohën e realizimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere