[email protected]
Lajmi i vjetër që pretendohet të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Është publikuar artikull i cili pretendon rrejshëm se “familje që ka më shumë se dy fëmijë do të përfitojë nga 300 euro”. Ky artikull është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se lajmi është i vjetër (qershor 2020), atëkohë kur Gjermania kishte publikuar detaje të pakos stimuluese prej 130 miliardë eurosh, që përfshinin shtesat prej 300 euro për fëmijë.

Meqenëse ky artikull është publikuar në shqip, nga një portal i dyshimtë me audiencë shqipfolëse, kryesisht nga Kosova, lë të kuptohet se lajmi paraqet një vendim nga institucionet e të njëjtit shtet.

Por në fakt, lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me Gjermaninë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë. Madje më e lartë se shuma maksimale që pritej më parë eshte nje ndihme per te gjithe dhe nje shprese per vendin.

Angela Merkel thote se:“Madhësia e paketës do të arrijë në 130 miliardë euro për vitet 2020/2021, 120 miliardë prej të cilave do të shpenzohen nga qeve ria fede rale”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/03/22/ndahen-ndihme-nga-300-euro-per-secilen-familja-qe-ka-2-ose-me-shume-femije/?fbclid=IwAR0DvIyX8Qc-9_MMok8GTgP40SP8vWglGaXqK4014F35BqqmbQIDk-_0OBI

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (qershor 2020) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020 që ka të bëjë me Gjermaninë, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others