Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Putin ka telefonuar Ramën

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJM I MINUTES SE FUNDIT / Presidenti i Rusise Putini telefonoi Edi Ramen-Ja per qka biseduan”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajmi që ka ta bëjë me urimin e presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, drejtuar Presidentit të sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begajt, për pozitën e të parit të vendit.

Pra, nuk është e vërtetë që Putin ka telefonuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, siç raportohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news388media.com”:

https://news388media.com/co/lajm-i-minutes-se-fundit-presidenti-i-rusise-putini-telefonoi-edi-ramen-ja-per-qka-biseduan/?fbclid=IwAR3z4C-gTUiLgNvnLlSDfJksqI0CTLD0YCS35jv2bPF6Iis-IJl0Hj8RaNY

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron mbi 150 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur postimin e Ambasadës së Rusisë në Shqipëri, e cila në faqen zyrtare të saj në Facebook ka njoftuar për urimin e presidentit rus Vladimir Putin, ndaj homologut të tij shqiptar Bajram Begaj, për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Shqipërisë. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news388media.com” ka publikuar njoftimin e Ambasadës ruse në Shqipëri, e cila ka bërë të ditur se presidenti i këtij shteti, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Shqipërisë.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Putin ka telefonuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere