[email protected]
Ri-publikohet lajmi i vjetër për rritjen e prezencës së xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Lexo Sot”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës vazhdon që ta publikojë një artikull të vjetër të muajit shkurt të këtij viti për prezencën e trupave të njësisë së “xhandarmërisë” serbe në fshatin Breznicë afër zonës kufitare Kosovë-Serbi.

Këtë lajm të vjetër, kjo faqe vazhdon ta publikojë. Sot (30 gusht) e ka ripostuar në Facebook duke i vënë në titull cilësimin “E FUNDIT”, me pretekstin që të duket si lajm aktual.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër (24 shkurt), atëkohë kur kryetari i Bashkësisë Lokale në fshatin e zonës kufitare Kosovë-Serbi, në Breznicë, komuna e Kamenicës, kishte njoftuar se shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në këtë fshat, duke e rrethuar nga të gjitha anët e duke shtuar panik tek bashkëfshatarët.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot”:

https://www.facebook.com/lexo.sot/posts/pfbid0DaRMxsCnWADfL69TbNAnwGTKibwb9K9bY2dbTEB7Fa9pMppj4LgxkmnJDBxENVx7l


“Lexo Sot” këtë artikull me titull të sajuar e ka marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news308media.com”, të publikuar më 24 shkurt 2022. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin me njoftimin e kryetarit të Bashkësisë Lokale në Breznicë të bërë më 24 shkurt, e të publikuar në disa media onlinë në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Ky artikull është shpërndarë edhe më herët nga faqja “Lexo Sot” në Facebook, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)

Bazuar në hulumtimin e kryer përmes rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur se kjo faqe, këtë artikull e ka publikuar gjithsej nëntë herë në data të ndryshme. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot”, sot (30 gusht) ka publikuar një artikull të muajit shkurt të këtij viti, me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Kjo nuk është hera e parë që kjo faqe e publikon këtë artikull. Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është gjetur se kjo është hera e nëntë që kjo faqe e ri-poston artikullin në fjalë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others