Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk qartësohet se në cilin vend pritet të ketë rritje të çmimit të bukës

HIBRID

Disa media online në Kosovë si “Nacionale.com” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar një artikull me titull “Bukëpjekësit paralajmërojnë rritje drastike të çmimeve: Buka së shpejti mund të bëhet 10 euro”.

Me të hyrë në tekst, bëhet e ditur se lajmi ka të bëjë me Gjermaninë. Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën e audiencës e kanë kosovarë, mund të aludohet se shtrenjtimi i bukës në 10 euro është bërë në Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në këto portale:

Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet e lëndëve të para, duke përfshirë drithërat, miellin dhe majanë, aktualisht janë duke shënuar rritje të mëdha. Në të gjithë Gjermaninë, furrat e bukës dhe bukëpjekësit janë goditur drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve.

Nëse vazhdon kështu, Shoqata e Bujqve në Gjermani bën të ditur se buka së shpejti do të mund të kushtojë dhjetë euro, shkruan Handelsblatt.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Nacionale.com” dhe “Kosova-sot.info”:

https://www.nacionale.com/Lajmet/Ngjarja/-Bukepjekesit-paralajmerojne-rritje-drastike-te-cmimeve-Buka-se-shpejti-mund-te-behet-10-euro-4276?fbclid=IwAR3XVwBdD2zKXN9rIDNIptkCuBLSmu0bMimRfLT7AgmcPWqRNVHqc9UmPjE

https://www.kosova-sot.info/lajme/616914/bukepjekesit-paralajmerojne-rritje-drastike-te-cmimeve-buka-se-shpejti-mund-te-behet-10-euro/


Artikullit të cilit i referohen këto portale është publikuar në mediumin online gjerman “Handeslbadt”, ndërsa hibrid.info e ka gjetur të njëjtin të postuar në mediumin tjetër gjermann “HNA.de”. (shih këtu)

Në titullin e këtij artikulli shtrohet pyetja se a do të rritet çmimi i bukës në 10 euro.

Megjithatë, në përmbajtje gjendet një deklaratë e drejtorit të Përgjithshëm të Shoqatës Qendrore të Tregtisë Gjermane të Bukës, Daniel Schneider, i cili tha se “ne jemi ende shumë larg pagesës së dhjetë eurove për një copë bukë”.


Analiza:

Portalet “Nacionale.com” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar një artikull lidhur me mundësinë e rritjes së çmimit të bukës në 10 euro.

Lajmi ka të bëjë me shtetin e Gjermanisë, ndërsa në titullin e artikullit të publikuar nga portalet e lartcekura nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën e lexuesve i kanë kosovarë, kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me shtetin tonë. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere