Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për mos-lejimin e futjes së Coca Cola-s nga Serbia, është i vjetër

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar të shtunën (28 janar) një artikull me titull “Do të çuditeni përse Coca-Cola e Serbisë nuk po futet në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në mediat online në Kosovë në nëntor të vitit 2018.

Në përmbajtje gjendet lajmi i asaj kohe që përshkruan një “kusht” të, siç thuhet, Qeverisë së Kosovës për të obliguar vendosjen e përshkrimit në gjuhën shqipe të vendit të origjinës së produkteve të importuara e, që në këtë rast, bëhet fjalë për produktet e Coca-Cola’s.

Ky lajm është publikuar nga “Gazetaexpress.com”, që thirret në burime. Lajmi ndërlidhet me vendimin e asaj kohe (nëntor 2018) të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe (këtu).

Si duket portali i dyshimtë “truenewsq.com” është munduar ta paraqesë si aktual këtë lajm të vjetër, me pretendimin ta ndërlidhë atë me bojkotin ndaj produkteve serbe, fushatë e nisur këtë vit. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truenewsq.com”:

https://truenewsq.com/2023/01/28/do-te-cuditeni-perse-coca-cola-e-serbise-nuk-po-futet-ne-kosove/?fbclid=IwAR3eBYcIYcxCltP-uYxIfmqEgcAGGlXrznBQD7e13mWlTgqkYwI7ZcSc-7s

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “truenewsq.com” është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook si “Gazeta unike.al”, “Shqiptaret Në Evropë” dhe “Shqiperia Etnike”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (30 nëntor 2018) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “truenewsq.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Lajmi i vitit 2018 kishte të bëjë me mos lejimin e futjes së produkteve të Coca Cola-s nga Serbia në Kosovë.

Siç duket portali i dyshimtë është munduar që këtë artikull ta ndërlidhë me fushatën për bojkotin e produkteve serbe në Kosovë, që është duke u zhvilluar aktualisht.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere