Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Rusia po tërhiqet nga Ukraina

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar, duke pretenduar se Rusia po tërhiqet nga Ukraina.

Kjo është vërtetuar nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, pasi në përmbajtje të artikullit nuk ka asgjë lidhur me tërheqjen e Rusisë nga Ukraina.

Në përmbajtje bëhet e ditur se shefi i ushtrisë ruse ka deklaruar se tani Rusia do t’i përqendrojë përpjekjet e saj “në çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës, Donbasin.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/me-ne-fund-rusia-terhiqet-nga-ukraina-shefi-ruse-del-me-deklaraten-e-papritur-diten-e-sotme/?fbclid=IwAR19Zq3KHxbhBf44KdMhkj_n6r9vpq_01qqC-tJuAtjKPWJYGXqcPwvXc9I

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në disa portale kredibile në gjuhën shqipe. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me njoftimin e shefit të ushtrisë ruse, i cili është shprehur se Rusia do të përqendrohet në pushtimin e plotë të Donbasit.

Por, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Rusia po tërhiqet nga Ukraina.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere