Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se “OBSH ndryshon rekomandimet për mbajtjen e maskës” është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ndryshuar rekomandimet sa i përket mbajtjes së maskës si pasojë e virusit Korona.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, del që artikull në fjalë të përmbajë lajm të vjetër, i cili është publikuar në gusht të vitit 2020. Portali “ingazetaa.com” i ka vënë titull të sajuar këtij artikull, duke pretenduar rrejshëm se OBSH tani ka dhënë rekomandime të reja për mbajtjen e maskës.

Teksti i artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

Prej tani Obsh ndryshon prap rekomandimet për mbajtjen e maskes, Ja cfare duhet te beni

Orgaanizata Botërore e Shëndetësisë duket se ka ndryshuar sërish rekomandimet për kushtet dhe mbajtjen e maskës. Kështu në konferencën të mbajtur në Gjenevë. Tani Obsh ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pan’demine, maska duhet të mbahet edhe nga femijett duke filluar që nga mosha 12 vjeeçare. Pra sipas Obsh, femijett duhet të mbajnë maskë njësoj sit ë rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet ndjekja e rregullit të dist’ancimit të paktën një metër. Ky “ndryshim rregullash” rikthen edhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pa’ndemia ka marrë përmasa globalee,dhe të gjitha përpjekjet janë të fukusuar te gjetja e vak’sines sa me shpejt,ditorja.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/prej-tani-obsh-ndryshon-prap-rekomandimet-per-mbajtjen-e-maskes-ja-cfare-duhet-te-beni/?fbclid=IwAR03AM5RCBLP99dgEaNn38wGjmNqDiTyG42jQesqYOtS_Xt0A44btcPwptI

Më poshtë mund të gjeni artikullin origjinal të publikuar në gusht të vitit 2020 nga disa portale në gjuhën shqipe.

http://shekulli.com.al/a-duhet-te-mbajne-femijet-maska-obsh-ndryshon-serish-rregullat/


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar artikull të vjetër me titull të sajuar, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual. I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në faqen “Gazeta” në Facebook, e cila numëron mbi 170 mijë ndjekës, që lë të kuptohet se ndikimi i këtij lajmi të rremë ka qenë i madh tek audienca.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere