Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Hovenier nuk ka thënë se “Opozita pajtohet më shumë me Beogradin sesa me vendimet e Qeverisë”

HIBRID

Në një grup në Facebook që duket se përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje “meVetëvendosje-n”, është shpërndarë dje (16 nëntor) një fotografi nga një llogari me emrin “Diaspora Vetëvendosje”, në të cilën shihet portreti i ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kësaj fotografie i është bashkangjitur edhe një deklaratë gjoja e bërë nga Hovenier, ku shkruan “Opozita më shumë pajtohet me kërkesat që vijnë nga Beogradi, se sa me vendimet e Qeverisë. Pra, kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj qeverisë”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka gjetur një deklaratë të tillë të bërë nga ambasadori amerikan.

Pre e kësaj fotografie me deklaratë të rreme kanë rënë pre edhe figura publike. Avokati Tomë Gashi e ka shpërndarë atë dje (16 nëntor) si të mirëqenë në llogarinë e tij në Facebook, të cilën më pas e ka larguar.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar në grupin “meVetëvendosje-n” në Facebook (këtu) e cila është shpërndarë nga llogaria me emrin “Diaspora Vetëvendosje (këtu).


Në llogarinë e Tomë Gashit në Facebook nuk gjendet më ky postim, por hibrid.info ka arritur ta gjejë atë të publikuar si “Screenshot” nga mediumi online “Nacionale.com”. (shih fotografinë më poshtë)


Se Hovenier nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë, kjo është vërtetuar edhe në lajmet e ditëve të fundit të publikuara nga disa media në Kosovë, ku shihen deklaratat e bëra nga ambasadori amerikan. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një fotografi e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e bashkangjitur me një deklaratë të rreme, është shpërndarë në një grup në Facebook me emrin “meVetëvendosje-n”.

Pre e kësaj fotografie me deklaratë të sajuar, ka rënë pre edhe avokati Tomë Gashi, i cili e ka postuar në llogarinë e tij personale në Facebook, të cilën më pas duket se e ka larguar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere