Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Shqipëria do të hyjë përsëri në karantinë

HIBRID

Artikulli me titull “Shqipëria sërish në karantinë/ Brataj paralajmëron masat për valën e katërt të Covid-19”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “timenews24hr.com”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në titull pretendohet rrejshëm se kreu i Urgjencës në Shqipëri, Skënder Brataj gjoja ka thënë se shteti shqiptar do të hyjë përsëri në karantinë. Përkundrazi, kishte thënë se Shqipëria nuk duhet të aplikojë masa ekstreme, siç është mbyllja totale.

“Mendoj se masat drastike nuk do të ketë. Çdo masë veç lock doën total. Deri tek vaksinimi me detyrim mund të jetë një zgjidhje, por jo lock doën.  Ky është dimri i fundit që flasim për marrje masash e mbyllje, nga vera tjetër do të jetojmë të qetë pa pasur nevojën e marrjes së asnjë mase”, ka thënë Brataj ndër të tjerash për televizionin shqiptar “Report TV”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/40787?fbclid=IwAR07xig9tCkF8FLkr05KpnEs8mOtqLBliUhQ8QIgSMJnkgBPOgN9h6DQDts

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/420402503057503


Pas hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka gjetur artikullit autentik të intervistës së Skënder Bratajt dhënë për televizionin shqiptar “Report TV”.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në “Report TV”:

https://report-tv.al/lajm/bartaj-vendi-nuk-do-te-futet-ne-karantinepor-green-passdo-te-merret-parasysh-pas-ketij-dimri-nuk-do-te-flasim-me-per-masa-kunder-covid-ka-nje-rritje-te-larte-te-imunitetit-me-dozen-e-trete


Analiza:

Portali i dyshimtë timenews24hr.com ka publikuar një artikull me deklaratën e kreut të Urgjencës në Shqipëri, Skënder Brataj, të cilit i ka vënë titull të rremë se gjoja ai ka thënë se shteti shqiptar do të hyjë në karantinë si shkak i valës së katërt të Covid-19.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere