Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Thaçi do të lirohet më 16 korrik

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali të publikuar të martën (24 qershor), pretendohet se më 16 korrik do të lirohet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ky pretendim u publikua në TikTok nga llogaria që mban emrin “leomessii.aep”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve del se Gjykata Speciale nuk ka marrë vendim për lirim të ish-presidentit Thaçi.


Në ueb-faqen zyrtare të Speciales, në vegëzën për rastin “Thaçi dhe të tjerët” sqarohet se rasti është ende në fazë të gjykimit.

Në dokumentin zyrtar të publikuar më 11 qershor nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, bëhet e ditur se është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj Hashim Thaçit. (shih këtu në faqen 17-të)


Arsyeja që hibrid.info ka vendosu ta trajtojë përmbajtjen e publikuar në TikTok, është se e njëjta deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë afër 70 mijë shikime dhe 148 komente. E duke u bazuar në komente, vërehet se shumica e përdoruesve e kanë marrë këtë pretendim si të mirëqenë.


Për çka akuzohet Thaçi?

“Çështja përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të pretenduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Më 15 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II. Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje gjyqësore janë 153 viktima pjesëmarrëse”, thuhet në përshkrim të akuzës.

Analiza:

Përmes një videoje të publikuar më 24 qershor në TikTok, pretendohet se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të lirohet nga Gjykata Speciale më 16 korrik. Mirëpo, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pavërtetë.

Gjykata Speciale nuk ka marrë asnjë vendim për lirimin e Thaçit. Përkundrazi, sipas një dokumenti zyrtar të publikuar më 11 qershor nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, është vendosur që paraburgimi i tij të vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë. Ndërsa rasti “Thaçi dhe të tjerët” ndodhet ende në fazën e gjykimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere