Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Erdogan s’ka dhënë një deklaratë të tillë për kosovarët

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes disa postimeve në media sociale, pretendohet se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Kam 10 milionë kosovarë në Turqi po i shkoj ndërmend dikujt të bëj manovra le ta di që do të përballet me 60 milionë ushtarë turq”

Ky postim është publikuar më 15 prill në TikTok nga llogaria “Tetova1973” dhe në Facebook nga faqja “Shqiptaret jane Ilire”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online, një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjë burim kredibil.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes “Google” lidhur me këtë deklaratë, por e njëjta nuk figuron e publikuar në asnjë burim kredibil në gjuhën shqipe e as në atë turke.


Faqja “Shqiptaret jane Ilire” këtij pretendimi i kanë vendosur një fotografi në të cilën shfaqen presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo fotografi është shkrepur në vitin 2022, atëkohë kur Erdogan dhe Osmani kishin mbajtur një konferencë të përbashkët në Ankara. (këtu).

Deri në trajtimin e kësaj përmbajtje, postimi në Facebook ka arritur të grumbullojë 931 reagime, 241 komente dhe 49 shpërndarje.

Ndërkohë, një tjetër postim i shpërndarë në platformën TikTok përdor një fotografi të shkrepur gjatë Forumit Diplomatik në Antalya, i mbajtur nga 11 deri më 13 prill 2025. (këtu)

Ky postim i publikuar në TikTok, ka arritur të grumbullojë afër 22 mijë shikime, 321 reagime dhe 59 komente.

Hibrid.info ka gjetur fjalimin e presidentit turk të mbajtur në këtë Forum, mirëpo nuk është gjetur asnjë deklaratë e ngjashme për kosovarët nga ana e tij. (shih këtu)


Analiza:

Hibrid.info ka verifikuar një pretendim të shpërndarë në media sociale, sipas të cilit presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë: “Kam 10 milionë kosovarë në Turqi po i shkoj ndërmend dikujt të bëj manovra le ta di që do të përballet me 60 milionë ushtarë turq”.

Pas hulumtimit, rezulton se kjo deklaratë nuk është gjetur në asnjë burim kredibil, as në shqip e as në turqisht.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere