Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se trupat e palestinezëve të vdekur kanë mbetur në rrugë si shkak i spitaleve të mbushura

HIBRID

Një llogari në Facebook që mban emrin “Mesxhid El-Aksa” ka publikuar dje (6 nëntor) një video-material, me anë të cilit pretendohet se shfaqen pamje të trupave të palestinezëve të vrarë në Gaza që kanë mbetur në rrugë për shkak të spitaleve të mbushura atje.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se pamjet janë marrë nga një protestë në Washington, në të cilën janë ekspozuar thasë të bardhë si përfaqësim i trupave të njerëzve të vrarë në Gaza nga Izraeli.


Vegëza e video-materiait të publikuar në Facebook nga llogaria “Mesxhid El-Aksa”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0ctFQSFQge2aTJkLqsV4kjHzgSsCyiznMeFsceNm7K88bkTPaa2dsik7XrNsFAX4Ql&id=61552794521615


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur një artikull nga mediumi “fox9.com” me datë 5 nëntor, ku tregohet për një protestë pro-palestineze në Washington (shih këtu).


Në këtë artikull shfaqen edhe imazhet e thasëve të bardhë të ekspozuar të cilët sipas protestuesve reprezentojnë trupat e njerëzve të vrarë në Gaza nga Izraeli. Të njëjtat imazhe janë shfaqur edhe në video-materialin e publikuar nga llogaria “Mesxhid El-Aksa”, me mbishkrimin e pretenduar.

FOTOGRAFITË KRAHASUESE


Edhe një artikull tjetër i gjetur nga “hibrid.info”, raporton për protestën pro-palestineze të 4 nëntorit të mbajtur në Washington (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar video-material me pamje të një proteste pro-palestineze në Washington.

Thasët e bardhë të ekspozuar si reprezentim i njerëzve të vdekur në Gaza, në këtë protestë, autori i ka pretenduar rrejshëm se janë trupat e palestinezëve të vrarë, të mbetur në rrugë si shkak i spitaleve të mbushura në Gaza.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere