Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ka vendim për tërheqje të parave nga Trusti

HIBRID

Artikulli me titull “Lajm I Mire Nga Trusti / Te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves kane te drejte te terheqin mjetet e tyre prej Trusti”, është publikuar dje (2 shtator) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet vetëm deklarata e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili me datë 30 mars në emisionin “Frontal” në T7, kishte thënë se qytetarët kanë të drejtë që të tërheqin mjetet e tyre që i kanë të mbledhura në Trust.

“E vlerësojmë që është e drejtë e qytetarëve përvetësimi i këtyre mjeteve në përqindje të caktuar në mënyrë që të lehtësohet jeta”, kishte thënë Tahiri.

Pra, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Trusti lidhur me tërheqjen e parave, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/09/02/lajm-i-mire-nga-trusti-te-gjithe-qytetaret-e-republikes-se-kosoves-kane-te-drejte-te-terheqin-mjetet-e-tyre-prej-trusti/?fbclid=IwAR2DyrmfMeBFtQSO-xtucnjaBmW_3T5h8O-mHW8E3J3G_5Y_pqCZvKhc5UM

Ky artikull i vjetër me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar më 30 mars në portalin “GazetaExpress”. (shih këtu)

Videon e plotë të emisionit “Frontal” në T7 mund ta shikoni këtu.


Nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta, pasi i njëjti është shpërndarë edhe më herët, që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull me deklaratën e Besnik Tahirit, i cili kishte folur rreth tërheqjes së Trusti nga qytetarët.

Këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Trusti ka dhënë një lajm të mirë lidhur me tërheqjen e mjeteve.

Pas analizws sw kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere