Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Qytetari palestinez nuk është zgjedhur si personazh i vitit nga “Time Magazine”

HIBRID

Një faqe në Facebook me emrin “Idealisti-al”, ka publikuar një fotografi ku pretendohet të jetë kopertina e “personazhit të vitit” e revistës amerikane “Time”.

Në fotografi shihet imazhi i një burri palestinez si personazhi i vitit të revistës në fjalë.

Por pas verifikimit të fakteve, të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “Idealisti-al”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=872738381520861&set=a.505492384912131


Hibrid.info gjatë kërkimeve online përmes makinave përkatëse, ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar në rrjetin social “X” nga profili “thebluecairo” si ironi (e montuar) për vendimin e “Time”. (shiko këtu)


Kjo fotografi është trajtuar edhe në një artikull të mediumit arab “albawaba.net”, ku sqarohet se personazhi i vitit të magazines “Time” është zgjedhur këngëtarja Taylor Swift, por se shumë aktivistë pro-palestinezë kishin mendimin e kundërt dhe se personazhi i vitit duhej të ishte imazhi i një gjyshi palestinez që humbi familjen e tij në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. (shiko këtu)


Për të verifikuar faktet edhe më tej, hibrid.info ka gjetur edhe publikimin e kopertinës së personazhit të vitit në ueb-faqen zyrtare të “TimeMagazine” ku tregohet se Taylor Swift është personazhi i vitit 2023. (shiko këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook, ka publikuar një fotografi ku pretendohet të jetë kopertina e “personazhit të vitit” e revistës amerikane “Time”.

Por pas verifikimit të fakteve, të kryera nga Hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere