Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Protesta e opozitës serbe në Novi Pazar për shkak të rezultateve zgjedhore, paraqitet si protestë ku kërkohet bashkim me Kosovën nga Sanxhaku

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “fatjona200” ka publikuar një video-material me fotografinë nga një protestë në Sanxhak të Serbisë.

Në mbishkrimin e vendosur fotografisë, pretendohet se protestuesit kanë kërkuar bashkim me Kosovën.

Por pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar që pretendimi nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “fatjona200” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@fatjona200/video/7316142349820677408


Pas hulumtimit me anë të makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka gjetur një artikull në gjuhën shqipe, për protestën e mbajtur në Novi Pazar (shih këtu).

Artikulli në fjalë raporton për protestë të mbajtur pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, prej së cilës është marrë edhe imazhi i publikuar nga llogaria në fjalë, që nënkupton se ky organizim nuk lidhet me publikimin e pretenduar.


Hibrid.info po ashtu ka hulumtuar për artikuj në gjuhën serbe dhe ka gjetur raportime nga mediat atje për protestën e mbajtur në Novi Pazar (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me fotografi të marrë nga një protestë në Novi Pazar, me anë të së cilës është pretenduar se protestuesit kanë kërkuar bashkim me Kosovën.

Pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia në fjalë, pasqyron pamje nga protesta e opozitës në Serbi, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere