Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen postime që pretendojnë rrejshëm se varianti Omikron është grip sezonal

HIBRID

Varianti Omikron SARS-CoV-2 nuk është i njëjti virus që shkakton ftohjen e zakonshme, siç pretendohet në disa postime që po qarkullojnë së fundi në internet.

Këto raporte mashtruese duket se bazohen në një keqlexim të një studimi mbi origjinën e Omikron dhe nga raportet e hershme që sugjerojnë se simptomat e tij mund të jenë relativisht të lehta.

Shembuj të raporteve të rreme mund të shihen (këtu), (këtu). “Pra, në thelb ata e kanë marrë ftohjen e zakonshme dhe e kanë riemërtuar Omikron…mmmk”, shkroi një përdorues i Facebook (këtu). “Omikron është një variant i të ftohtit të zakonshëm”, thotë një tjetër (këtu).

Disa përdorues që bëjnë këtë pretendim (këtu), (këtu) po i referohen raporteve të mediave në lidhje me një studim mbi variantin Omikron.

Ky studimi, ende i papërfunduar, tha se varianti ka të ngjarë të ketë fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke zgjedhur një pjesë të informacionit gjenetik nga një virus tjetër – ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme (i njohur si HCoV-229E) – i pranishëm në të njëjtat qeliza të infektuara (këtu), (osf.io/f7txy).

Kjo nuk do të thotë se varianti Omikron ka “është shndërruar në një grip të zakonshëm” ose se është “gjenetikisht i njëjtë me ftohjen e zakonshme”, siç pretendohet në internet.

I kontaktuar nga Reuters, Venky Soundararajan nga firma analitike e të dhënave me bazë në Masaçusets, e cila drejtoi studimin në fjalë, konfirmoi se pretendimet e tilla janë të pasakta.

“Varianti Omikron SARS-CoV-2 dallon ndjeshëm nga koronaviruset sezonale (HCoV) që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, pavarësisht se të dy këta viruse ndajnë futjen e vogël 9-nukleotide të identifikuar nga studimi ynë”, tha ai përmes emailit.

(Artikulli i plotë i njësitit për kontroll të fakteve nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere