Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptohet se ndryshimi i çmimit të karburantit ka të bëjë me Kosovën

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar me 31 janar një artikull me titull “Ndryshohen çmimet e karburantit në vend”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se, titulli i këtij artikulli, nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Bordi i Transparencës ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, duke vendosur të ndryshojë çmimet e karburatit në Shqipëri”.

Duke e ditur se portali i lartcekur është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe shumicën e audiencës i ka nga Kosova (këtu), me vendosjen e titullit përgjithësues “ndryshohen çmimet e karburantit në vend”, lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me shtetin ku operon ky medium, pra Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Bordi i Transparencës ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, duke vendosur të ndryshojë çmimet e karburatit në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nafta do të shitet 200 lekë/litër, 6 lekë më pak.

Benzina do të shitet 190 lekë/litër, 1 lekë më pak.

Gazi do të shitet 69 lekë, e cila nuk ka pasur ndryshime nga hera e fundit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/662270/ndryshohen-cmimet-e-karburantit-ne-vend/?fbclid=IwAR10b2Vx0Ot2iho4OYdqi-o9IlIJtpEQlgFrtnF9IXLkhJv3l0Sv-pXYZjE


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se në Kosovë nuk ka ndryshim të çmimit të karburanteve (benzin, naftë), hibrid.info ka gjetur të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), që tregon se një litër naftë shitet me 1,56 euro, ndërsa benzina 1,38 euro. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me ndryshimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri.

Mirëpo në titull nuk ka qartësuar se për cilin shtet bëhet fjalë, duke lënë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere