Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali i vitit 2020 paraqitet si i konflikti aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

HIBRID

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 9 tetor një video-material me pamje të një shkarkimi të artilerisë luftarake me pretendimin “Hamasi vazhdon të godasë Izraelin”.

Kontrollues faktesh nga Reuters kanë verifikuar faktet e paraqitura në këtë video-material, duke vërtetuar se pamjet janë të vitit 2020 në Siri. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=644865824424878


Reuters ka gjetur video-materialin e njëjtë të publikuar nga dy kanale në Youtube me datë 3 shkurt 2020 dhe 28 shkurt 2020. (shih këtu dhe këtu)

Video-materiali i publikuar me datë 3 shkurt në Youtube përmban përshkrim në gjuhën ruse. Në përkthimin në gjuhën shqipe do të thotë “Siria. Lufta në Siri. Raketat tokë-tokë shkatërrojnë milicitë turke al-Qaeda në perëndim të Aleppos”.


Analiza:

Faqja “The Reis” ka publikuar një video-material të vitit 2020 me pretendimin se pamjet paraqesin konfliktin e tetorit 2023 midis Izraelit dhe Hamasit, duke i vënë mbishkrimin “Hamasi vazhdon të godasë Izraelin”.

Ky video-material i publikuar nga faqja “The Reis” merr vlerësimin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere